TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2025, 18:01

I vodhi sendet personale një shtetasi të ndaluar, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

Shkruar nga Pamfleti

I vodhi sendet personale një shtetasi të ndaluar, pezullohet nga

Një oficer policie u pezullua nga detyra pasi dyshohet se i ka vjedhur sendet personale një shtetasi të ndaluar.

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Elbasanit është zbatuar nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë).

Në njoftimin zyrtar të AMP-së thuhet se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar.

 

Lini një Përgjigje