TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2025, 10:03

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona; një në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4
Foto ilustruese

Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia.

Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Tre shtetasit kosovarë po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes.

 

aksident ne peshkopi

Lini një Përgjigje