TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 12:43

Të shtënat me armë në lokal, policia arreston dy persona në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në lokal, policia arreston dy persona

Policia e Fierit arrestoi dy persona lidhur me konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në Fier, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Nga raportimet mësohet se 33-vjeçari Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj, 36-vjeç, u përfshinë në një konflikt, ndërsa 33-vjeccari ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në pranga është vënë 36-vjeçari Sinaj i përfshirë në konflikt dhe pronari i lokalit, me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për 33-vjeçarin Çako.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen "8 Shkurti", pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje