TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 12:31

Sekuestrimi i veshjeve kontrabandë me vlerë 71 mijë euro nga Greqia, arrestohen 8 persona; 4 në kërkim (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i veshjeve kontrabandë me vlerë 71 mijë euro nga

Vlera e mallrave kontrabandë kapte shifrën e 71 mijë eurove. 41-vjeçarja pasi i merrte nga Athina i shiste në dyqanin e saj në Yzberisht, Tiranë.

Zbardhen detaje nga arrestimi i 49-vjeçares Estela Kapo 2 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi tregtonte veshje të vjedhura dhe kontrabanduara nga Greqia. 

Sipas policisë, ajo tregtonte veshjet në dyqanin që administronte në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Pas kontrollit policor u zbulua një sasi e konsiderueshme veshjesh pa faturë blerjeje dhe pa faturë doganore. 

Mësohet se në vijim të operacionit, policia greke ka arrestuar 8 persona në Greqi, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi rrobat e vjedhura nga Athina shiteshin Tiranë. Mes të arrestuarve, është edhe drejtuesja e grupit, ndërsa vlera e “mallit” të vjedhur shkonte në shifrën 71 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve dhe në magazinën e grupit, policia greke sekuestroi 71.420 euro, sasi të mëdha veshjesh të vjedhura, artikuj elektronikë, telefona celularë, 7 magnetë për heqjen e pajisjeve kundër vjedhjes dhe një pajisje të specializuar për çmontimin e “etiketave” të sigurisë.

Sipas "Protothema.gr", ata hynin në dyqanet e veshjeve si klientë, shëtisnin nëpër korridore, vëzhgonin produktet dhe në momentin e duhur merrnin veshje të ndryshme, i fusin në qese të mëdha dhe pinin duhan.

Bëhet me dije gjithashtu katër personat e shpallur në kërkim, janë anëtarët e familjes së një 54-vjeçareje, e cila ishte 'koka' e grupit kriminal.

Sekuestrimi i veshjeve kontrabandë me vlerë 71 mijë euro nga

“Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:

E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje”, njoftoi më herët policia.

Lini një Përgjigje