TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 09:41

U kap me 23 kg kanabis, arrestohet kosovari në Tiranë; dyshohet se do ta trafikonte drejt vendit fqinj

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 23 kg kanabis, arrestohet kosovari në Tiranë; dyshohet se do

43-vjeçari Libiran Çollaku është arrestuar nga policia pasi u kap me mbi 23 kg kanabis.

Sipas policisë, dyshohet se 43-vjeçari nga Kosova do ta trafikonte drogën drejt vendit fqinj, ndërsa “malli” iu gjet në automjet.

Ai u kap në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.

Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.

Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje