TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 21:05

E tradhtoi nervozizmi, shqiptari kapet në Romë duke trafikuar drogë me fytyrën e stampuar të “Joker”

Shkruar nga Pamfleti

E tradhtoi nervozizmi, shqiptari kapet në Romë duke trafikuar

Një zbulim i pazakontë është bërë nga karabinierët në Romë, pak pasi ndaluan një shqiptar për kontroll automjeti pas lëvizjeve të tij të dyshimta.

Postblloku kërkoi që i riu 22-vjeçar t’i nënshtrohej kontrollit, ndërsa u shfaq nervoz. Dhe efektivët nuk gabuan në ‘nuhatjen’ e tyre.

Ata zbuluan një ngarkesë me 2.5 kg kanabis sativa të paketuar dhe ndarë në shumë pako të vogla (25 pako 100 gramëshe). Mbi to ishte e stampuar logi me fytyrën e “Joker”. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të mjetit.

Operacioni i karabinierëve u zhvillua në zonën e Fiumicino-s. Menjëherë të riut shqiptar iu vendosën prangat.

Bashkë me lëndën narkotike u sekuestrua edhe makina, një veturë “Fiat 500”.

Sjellja e shoferit gjatë procesit të identifikimit ngjalli dyshime te karabinierët dhe ata vendosën të kryenin kontrolle të mëtejshme në automjet.

Lini një Përgjigje