
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Lushnjë Rrogozhinë pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Një mjet tip Ford ka goditur nga pas një BMV X5 dhe goditja ka shkaktuar shpërthimin e flakëve në automjetin Ford. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shoferët kanë arritur të dalin pa lëndime.
Zjarrfikësit e Lushnjës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar zjarrin. Ekipi teknik i zjarrfikësve ka njoftuar se përplasja ka shkaktuar shkëndijë në pjesën e baterisë dhe më pas çarja e tubave të gazit ka nxitur zjarrin. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton rastin ndërsa disiplinon qarkullimin.
Punonjësit e mirëmbajtjes po pastrojnë aksin për të normalizuar lëvizjen. Autoritetet vijojnë verifikimet për dinamiken e ngjarjes.
Lini një Përgjigje