
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy motra.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano, dhe 20-vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.
Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra 19 dhe një të mitur 16 vjeçe.
Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin. Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.
Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit 33 dhe 20 vjeçari. Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe', njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje