
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në burg mjekun Dervish Hasi, i cili akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.
Hasi kërkoi të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendim që ishte marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra i cili kërkoi shtyrjen eseancës për sot për t’u njohur me aktet pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami.
Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.
E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.
Lini një Përgjigje