TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2024, 10:08

90 mijë euro drogë nga SHBA në Tiranë me postë, arrestohen 2 të rinjtë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

90 mijë euro drogë nga SHBA në Tiranë me postë,

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi u zbulua se trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Policia njofton se si pasojë e operacionit u sekuestruan 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Mësohet se një prej të arrestuarve është identifikuar si 23-vjeçari Gledis Dikellari, ndërsa personi i dytë është i mitur.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çikago”.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash”, njofton policia.

drog nga shba 90 mijë euro arrestohen të rinjtë

Lini një Përgjigje