
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Macerata të Italisë, ku një 36-vjeçar shqiptar ka përplasur me furgonin e tij një automjet tjetër, ku ndodhej një grua e rë shtatzënë.
Drejtuesi i mjetit tip furgon është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe nuk i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës.Karabinierët identifikuan dhe shpallën në kërkim 36-vjeçarin shqiptar.
26-vjeçarja shtatzënë mbeti e plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa drejtuesi i furgonit pasi fillimisht u ndal më përpara, u largua menjëherë duke humbur gjurmët.
Hetuesit, përmes dëshmive dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të pranishme në zonë arritën të binin në gjurmë të furgonit dhe drejtuesi i mjetit u raportua për mosdhënie të ndihmës dhe arratisjes.
Lini një Përgjigje