
Një vrasje e dyfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të marte, ndërsa autori ka plagosur më pas edhe veten. Policia maqedonase njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Stajkovc të Shkupit.
Mësohet se bëhet fjalë për një krim në familje, ku autori ka vrarë vëllanë dhe bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten.
Viktimat S.K., 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj me inicialet V.K., 64 vjeç janë gjetur me lëndime të shumta në kokë, përkatësisht në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e shtetases me iniciale S.K, ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale V.K. është transportuar i plagosur në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.
Policët e Stacionit Policor kanë gjetur të plagosur edhe L.K 67 vjeç, vëllanë e V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes. Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për ekspertizë mjeko-ligjore, njoftojnë nga Prokuroria publike.
“Arsyet po përcaktohen. Autori është identifikuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje nga policia Ai ndodhet në spital me plagë.Në vendngjarje janë siguruar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve do të dërgohen për autopsi”, thonë nga Prokuroria.
Lini një Përgjigje