TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2025, 13:15

3 mln € dëm shtetit nëpërmjet skemave të mashtrimit me TVSH, arrestohet Luvjano Topi

Shkruar nga Pamfleti

3 mln € dëm shtetit nëpërmjet skemave të mashtrimit me

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë në Durrës. Mësohet se i riu Luvjano Topi i ka shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, nëpërmjet skemave mashtruese për tatimin mbi vlerën e shtuar. 

Policia informon se në këtë skemë janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar 19-vjeçarit masën arrest me burg. 

Policia po vijon kërkimet për të kapur dhe për të vënë para drejtësisë personat e tjerë të përfshirë. 

"Policia ka vendosur në pranga një shtetas të shpallur kërkim, i cili akuzohet se i ka shkaktuar shtetit 3 milion euro dëm, së bashku me 6 persona të tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Operacioni “Skema”, i zhvilluar 6 muaj më parë, identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në kuadër të operacionit të koduar “Skema”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje