
Të tjera detaje janë zbardhur nga masakra e Shkodrës me dy viktima dhe dy të plagosur, ndërsa policia zbuloi sot që autori Ragip Gila nuk ka vepruar i vetëm.
Barush Bregu, i njohur dhe si Bajram Bregu është një nga bashkëpunëtorët e Ragip Gilës. Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Emri i Bregut nuk është i panjohur për forcat e rendit. Ai është arrestuar në vitin 2019 për vrasjen e vëllezërve Bilali.
Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Lici të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.
Në 2016 Bregu është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.
Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes.
Lini një Përgjigje