
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për Soni Pepën alias Vilson Pepa.
Pepa u ekstraduadre në vendin tonë, dy ditë më parë nga Republika Domenikane.
Ai u arrestua nga Interpol në Santo Domingo, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga SPAK, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Kush është Soni Pepa
Emri i Soni Pepa është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, përfshirë 600 kilogramë të sekuestruar në Roterdam të Holandës, në nëntor 2020, dhe financimin e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Raportet ndërkombëtare tregojnë se ai i përkiste një rrjeti kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut, duke përdorur portin Villetas të Paraguait si pikë nisjeje për ngarkesat me destinacion Belgjikën.
Ai u arrestua në Distriktin Kombëtar, ndërsa iu gjet një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe para cash.
Pas kapjes së tij, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Imigracionit për procedurat e deportimit në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo.
Në dosjen e SPAK, që bazohet në komunikimet përmes aplikacioneve Sky Eç, Pepa njihej me nofkën ‘Zhuu’.
“Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot. Nga konteksti i bisedës dyshohet se me nofkën “shijaksi”, Ervis Cela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash.
Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu””, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK, publikuar pak kohë më parë.
Emri i Soni Pepës ka rezultuar në komunikimet mes anëtarëve të organizatës që dyshohet se ka trafikuar kokainë dhe vlerë disa milionë euro.
Referuar publikimeve të mëparshme, Soni Pepa, ortak me Ervis Çelën në trafikun e kokainës në Itali dhe në tregun europian sillte paratë në Shqipëri.
Lini një Përgjigje