TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 08:04

Me skafander në kokë dhe armë në dorë, publikohet fotoja e autorit pasi kreu masakrën në Shkodër 

Shkruar nga Pamfleti
Me skafander në kokë dhe armë në dorë, publikohet
Ragip Gila

Është zbuluar fotoja e autorit Ragip Gila pas masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, i cili duket me skafandër në kokë dhe me armë në dorë. Të vrarë mbetën Armando Pali, Liridon Kraja (Lushi) dhe u plagosën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri.

29-vjeçari, i cili u arrestua në tentativë për t’u arratisur, ka pranuar se objektivi i tij ishte Erogen Brajoviç. 43-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrin Vaso ndodhet në spitalin e Traumës, nga ku ka bërë edhe një reagim ku thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal ndërsa kërkon që të zbardhen sa më shpejt motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuaa në Shkodër. Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë trashëguar nga babai im gjithashtu ai sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe kombëtares shqiptare”, thotë Brajoviç. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital. Dy plumba mori edhe mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën.

29 vjeçari i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, shkoi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.

Hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMV”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Bajrit, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt.

Përveç të vëllait, edhe emri i Erogenit ka dalë si i përfshirë në vepra kriminale. Në vitin 2023, u përmend në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

atenati ne shkoder ragip gila

Lini një Përgjigje