TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 22:50

U qëllua me katër plumba, zbulohet gjendja e shënjestrës së atentatit në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
U qëllua me katër plumba, zbulohet gjendja e shënjestrës
Erogen Brajoviç,

Erogen Brajoviç, 43-vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati i mëngjesit të sotëm në Shkodër, ndodhet në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë bëjnë me dije se Brajoviç ka marrë katër plagë nga plumbat në pjesën e këmbëve. Pas ndihmës së parë dhe ekzaminimeve mjekësore, ai është vendosur nën kujdes të specializuar.

Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij dhe do të vendosin nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht, 43-vjeçari ndodhet i stabilizuar dhe nën mbikëqyrjen e ekipit të Traumës.

Atentati i sotëm në Shkodër tronditi qytetin, duke lënë dy persona të vrarë dhe dy të plagosur, mes tyre edhe kamarierja Meri Kaceri. Ndërkohë, autori i dyshuar, Ragip Gila, është arrestuar nga policia dhe ka dhënë dëshminë e tij të parë.

Lini një Përgjigje