TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 21:18

Vrasja në Shkodër u porosit nga Licët? Anduena Llabani: Në banesat e tyre u gjetën 4 dronë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër u porosit nga Licët? Anduena Llabani: Në

Gazetarja Anduena Llabani ka hedhur dritë mbi atentatin sot në Shkodër, me dy të vdekur dhe dy ta plagosur.

Sipas saj, policia ka dyshime se autori është pagur nga Licët dhe për këtë arsye ka kryer një aksion te fisi në fjalë, ku janë gjetur armë dhe dronë.

Janë gjetur 6 pistoleta me nga 2 krehërë me fishekë, 2 kallashnikovë me 3 krehërë me fishekë dhe me 4 dronë. Licët dyshohet se janë porositës të ngjarjes. Policia e di se është ngjarje e paguar”, tha ajo në “Euronews Albania”.

Atentati ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

 

Lini një Përgjigje