TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 07:57

Omicidio di un uomo d'affari a Tepelena, la vittima è stata colpita da un'auto in movimento (Nome)

Shkruar nga Pamfleti

Omicidio di un uomo d'affari a Tepelena, la vittima è stata colpita

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tepelenë, në orët e para të së shtunës, ku një biznesmen italian mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është pronar i një fabrike tullash që operon në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Dilan midis Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë automatike teksa ka shkëmbyer zjarr me automjetin me të cilin udhëtonte 44-vjeçari italian.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se sulmuesi fillimisht ka qëlluar drejt gomave dhe më pas në pjesën e sipërme të automjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të veriut në rrugën Nivicë-Salari. 44-vjeçari italian humbi jetën si pasojë e breshërisë së plumbave. 

Rrethanat e sakta të incidentit janë ende të panjohura, ndërsa policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar e kapur autorin/autorët.

Raportet tregojnë se policia ka shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje.

Policia, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Fierit dhe Vlorës, po kryen kontrolle në zona dhe mjedise të ndryshme.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, u gjet i vdekur në rrugë shtetasi italian ES, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i vrarë me armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentacionin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit dhe Vlorës, po kryejnë kontrolle në zona dhe mjedise të ndryshme, për kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.

 

 

Lini një Përgjigje