TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 19:16

La famiglia di Nuredin Dumani riceve asilo fuori dall'Albania, lo SPAK rimuove il fratello dalla protezione

Shkruar nga Pamfleti

La famiglia di Nuredin Dumani riceve asilo fuori dall'Albania, lo SPAK

SPAK largon Fitim Dumanin, vëllain e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, nga mbrojtja, me kusht që ai të kthehet në program nëse Dashnor Dumani pendohet.

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Në një rrëfim tronditës dhe ekskluziv të dhënë për "Ma Shqip" me Flamur Vezajn, Fitim Dumani zbulon vështirësitë dhe rreziqet e jetës së tij pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes. Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë fëmijët e tij, të cilët janë në program.

Sipas Fitimit, SPAK ka vendosur kushte që nëse Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, pendohet, ai do të rikthehet në program. Por se kur do të ndodhë kjo për Fitimin, ende nuk dihet, pasi vëllai i tij nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.

Lidhur me këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtorit të Prokurorisë së SPAK-ut, por ende nuk ka pasur asnjë përgjigje prej tyre.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, gruaja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën mbrojtjen e shtetit shqiptar.

" Vetëm dy pleqtë e mi, nëna dhe babai im, dhe gruaja dhe vajzat e mia janë në program. Familja e Nuredinit, gruaja dhe fëmijët, nuk janë në program sepse ikën jashtë vendit dhe morën azil, ata nuk mbrohen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë vendit, ajo kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk mori azil. Gjithashtu, familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, ata u hoqën sepse po i bëjnë presion vëllait të tij që të pendohet ", thotë Fitim Dumani për "Ma Shqip" me Flamur Vezaj.

Sipas Fitimit, familja e tij është në rrezik në çdo moment, pasi nuk kanë agjentë për t'i mbrojtur, por i kanë lënë në të njëjtin vend për katër vjet, dhe aty shkojnë kriminelët dhe i takojnë. "Policia u thotë në telefon: a duhet të vijmë sot apo jeni mirë? Pra, nuk ka askush atje për t'i mbrojtur. Ju e dini që prindërit e mi kanë shkuar dhe kanë takuar njerëz që kërkohen. Ata nuk duan t'i vrasin më sepse do t'i vrasin në çdo moment, pasi policia nuk ofron siguri, ata janë aty vetëm për t'u kontaktuar, thonë agjentët", thotë Fitim Dumani i frustruar.

Ai thotë se agjentët janë të dehur, të paarmatosur, të pakujdesshëm dhe kanë lidhje me kriminelë, duke shtuar se janë aq të paaftë saqë kur Nuredin Dumani shkoi në vendngjarje gjatë mbledhjes së provave, policia i dha një pistoletë. “ Hej, e kupton që kur Nuredini u dërgua në vendngjarje ose në spital, i dhanë një pistoletë në dorë, i thanë ‘mbaje, sepse ti di ta përdorësh më mirë se ne, për të mbrojtur veten’, e kupton ”, thotë Fitimi.

Lidhur me të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin, por ka marrë vetëm premtime boshe.

" Takova Altin Dumanin, i cili urdhëroi që të më shoqëronin me forcë në burg kur më morën nën mbrojtje dhe më tha 'mos u shqetëso'. Por pas gati dy vitesh më përjashtuan nga programi pa më thënë asgjë ose pa më dhënë një shpjegim. Babai dhe nëna ime kanë shkuar disa herë dhe Nuredini gjithashtu ka folur, por asnjë premtim bosh. Kur doja të më mbanin jashtë programit, më mbanin me forcë, tani që i dua, më kanë nxjerrë duke i bërë presion vëllait tjetër që të pendohet ", thotë Fitimi, i alarmuar për jetën e tij.

Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar.

" Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjitha ato që ka bërë dhe po varet nga vetja. Unë nuk kam të bëj fare me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë ", tha Fitim Dumani.

Ai shton se familja nuk ka asnjë garanci, fëmijëve nuk u lejohet as të shkojnë në plazh, dhe atij nuk i lejohet të takojë fëmijët që janë në program.

 

 

2 Komente

  1. R
    Romeo

    Mendoni se ndonje vend demokratik do të japë azil për familjen e një vrasesi dhe grabitesi? Te gjithë e dime që në Amerike Donald Trump ka filluar operacionin fshesa per te gjithë emigrantet perfshire edhe ata që kanë shkelur rregullat e vizes! Besoj, se keto janë fake news të shpernadara nga persona me akses në publik, perfshire edhe gazetare si Vezaj, në Amerike! Të pakten keshtu pretendon KY! Variante të bukura por të veshtira per tu besuar.

    1. T
      Tirona

      Qr çar gjak spiuni paskeni pas më. Shko i pi gjakun tjetrrit,e bo vlla e masanej shko e spiuno në gjykat. Juve jo mrojtje dëshmitari që nuk meritoni po ju jeni për varje litari. Ptuu rrac spiuni.trafikut femra,bot vra$je e masanej u pendut se nit lagështin

      Lini një Përgjigje