TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Mars 2026, 22:30

Zgjohuni socialistë, PS nuk është repart ushtarak!

Shkruar nga Arben Malaj
Zgjohuni socialistë, PS nuk është repart ushtarak!
Edi Rama

Ish-deputeti i PS, Arben Malaj, reagoi pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar ku u raportua përplasja mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit. Ai rikujtoi përvojën e tij personale me Ramën, duke e akuzuar për imponim disipline “ushtarake” dhe përjashtim të zërave kritikë brenda partisë. Sipas Malajt, sjellje të tilla nuk janë të reja dhe tregojnë një model drejtimi ku kundërshtarët trajtohen si armiq...

Rama gjithnjë ka dashur t'i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.

Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurrimi dhe promovimi.

Sapo Rama u bë kryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët? Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.

Rama në mbledhjen e parë me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake.

Rregulla të cenimit të demokracisë së brendshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.

Në këtë moment u shpreha publikisht në media se: "PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak".

Në mbledhjen e radhës të GPS-së dikush provokoi këtë debat se "pse kisha folur publikisht kundër kryetarit".

Atij ju përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje.

E përsëriti disa herë "urdhrin ushtarak/dil nga rreshti/mbledhja". Vazhdoja qetësisht të mos dilja.

Pas pak kërcënoi duke thënë: "O del ti nga mbledhja, o dal unë".

Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje".

Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: "Si i flet kështu kryetarit?".

Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: "S’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet".

Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shty mbledhja.

Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet. Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.

Kujdes Rama është shpirt lig dhe një hakmarrës primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte. Kundërshtarët e ti do trajtohen si armiq të tij.

Rama do t’i përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plot urrejtje dhe pashpirtësi primitive. Zgjohuni përpara se të jetë vonë.

rama malaj

3 Komente

  1. B
    BP

    PS është koperativa e Ramës.

    1. çeçua

      Profesionist Z. Malaj, PS dhe qeveria Rilindase, sot jane nje banjo e edushit. i gjithe parlamenti rilindas jane "lodrat" e rames. e ke pare qe u ka lene 2 min ??? se ata nuk i kam degjuar as 30 sekonda te flasin.

      1. K
        Katnari Tiranes

        Pse çfare eshte qeverisja marrin pushtetin edhe bëjme sipas qefit, or kastrvec, hajde gremisu mos ta shohm bojën.

        Lini një Përgjigje