TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Gusht 2024, 15:50

Zgjedhja e papritur e “Bablokut” që shkaktoi zhgënjim dhe xhelozi në radhët e PS-së!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Zgjedhja e papritur e “Bablokut” që shkaktoi zhgënjim dhe

Por gjylja e madhe plasi nder socialistët që u plakën në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harresës pa e shënuar emrin asgjëkundi.

Ardhja e Mamices në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brenda grupit të deputetëve socialist.
Nga tanët nuk kuptohet në Nallbati është më i gëzuar apo më i trishtuar?! Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të lëshojë një psherëtimë zhgënjimi apo gëzimi për të thënë më pas ashtu e kështu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetëm Saimir Korreshi këndonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”! Jorushi i Tabakëve si një murgeshë e virtytit lutej për paqen e përgjithshme.

Albana shyqyr që nuk më futi një shpullë se po dilja si me bezdi në mejdan po vetë ama e ndezi makinën grirëse të mishit. Ndërhyrja e Salianjit më shpëtoi! Ai i tha mos e nga të uruarin edhe pse mendjelehtë , mezi e kemi çoku na kujton se duhet të qeshim ndonjëherë se gjind jemi helbete! Harami u shfaq si Shën Gjergji.

Gjithëaq hukamave të Dash Sules dhe hipjet e tij mbi karrige që zëri ti shkonte në veshët e duhur nuk qënkesh e lehtë që emër tu vësh!

Por gjylja e madhe plasi nder socialistët që u plakën në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harresës pa e shënuar emrin asgjëkundi.

Pandi Majkua ish xhanan Kryeministër e ka pritur këtë ditë, të dalë vetë atje sipër, për festa kombëtare të verë mbi ato thinja të lashta plisin e Kosovës dhe tirqit e Rrugovës të veshë! Por jo, iu desh vetëm të nxehë pëllëmbët nga duartrokitja kur Babua lëshoi emrin e Mamicës në atë bina. Qeshi por besimi iu lëkund ! Tavën e Babos po i duhet vëtëm ta fshije nga jashtë kur ajo piqet, ti marrë erë e të gëlltitet në boshllëk.

Fatmir Xhafës që i di mirë punët e Dovletit se e ka filluar hetues, pasi dreqosi një reformë në drejtësi e po gatit një tjetër edhe ai i zbardhur neper poste e bir besnik i Partisë i këndej ajo karrige por se dha veten, shtrëngoi dhëmbët, një e theu, me bindjen që hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë.

Klosi i cili merr çi japin e nuk e bën veten kur mbetet pa gjë nuk e shihte me sy të keq atë vend bosh pas ikjes së Linditës!!
Çuçi i mësuar me transferime nuk do kishte thënë jo! Një si mullâ ju krijua aty për aty sapo ndjeu që do bëhej zëvendës i Ermos! Njëherë ka zëvendësuar Nikoqirin, pastaj Taon, tani Ermon! Të ngjitej nga atje ku zbriti Nikolla goxha qejfi do i behej po nuk qe e thënë! Beraqavers mendoi edhe kaq më mirë se asgjë.

Ermua vetë që aq beteja ka bërë duke hedhur benzine, zift e zjarr mbi Opozitën për një çast tek ish Kryetarja lexonte ikjen pa kthim besoi se po i feks ora e mirë por medet paskësh qenë katilferman, zeherhaber!

Toni mbyllte sytë dhe ëndërronte veten atje sipër duke na lexuar pjesë nga Talmudi, Bibla e Kurani si i zgjedhur nga Perëndia e biri i saj në Tokë!

Po kur i hapi qerratai ç’të shihte fytyrën e Mamicushes që bëhej Kryetarushe.
Ju tha pak gjuha dhe mendoi duhet luftuar që të mbetem se të merr e keqja përpara e kushedi ku përfundon me sy mbyllur.

Mimi di Puccini gjithmonë ka besuar se nëse nr 1, i shtetit nuk u jepet kurrë katolikeve për habi, sëpaku nr 2 duhej tu mbetej atyre. Ajo e kishte një identikit të qartë, duhej , katolike , nga veriu, një e gjatë, bionde me sy të kalter, që ka parë botë me sy dhe jo një flokpërdredhur, ezmere, nga bregu, e hajthme, nga ata që thanë më mirë çallmën e Sulltanit se kesulen e Papës në 1453 dhe Zoti jua bëri qejfin. Por e mbajti veten për t’ja lënë kohës gjykimin e mbramë.

Nikoqiri i cili nuk e ka shqetësim se çfarë të tjerët vendosin për të besonte se mund të merrej vendimi që si skuth që është ti jepej atij ajo këmborë por mori të Çuçit! Nuk e di çe pret se ky gojëprishuri Gaz Bardhi seç i kishte gjetur ca defterë e po pret shtatorin. I thashë e ke homolog, Nikoqiri këndon, i bie kitarës përkthen, ka shpirt lozonjar poeti mos ju hakërre…ja tregoj unë atij poezitë e gjepurat ulëriti i ligu.

Termeja kishte parë një shpatull dashi dhe aty i dilte që Tezja do mbetej në Qeveri por edhe një shteg i dilte i hapur po nuk lexohej mirë për të ikur sipër apo më poshtë!

Zemra e Tezes e cila rreh për kauzat e mëdha dhe metaliket fërgellonjës u përposh nga një llaftar i ëmbel se mos ajo vetë do bëhej Kryetare, anipse aty nuk ka firma!

Por sa emri i Mamicushes doli, ajo e di që duhet të shfaqë gëzim dhe e bëri!
Tao, kur Lindita na surprizoi aty për aty pat ndjesinë e indiferencës po kur Babo e zëvendësoi papritmas me Ibrahim Hoxhen mendoi qe puna qenka mire dhe ai u dashkësh per lart! Eh kush e priti që ai do bëhej Mamicush!!!
Gonxhe ishte në ankth të madh derisa ajo mesele u mbyll!! Ai nuk di të flasë vetëm të luajë dorën, të firmosë dhe kryetarllëku do fjalë jo dorë! Aty do i dilnin djerset e kiametit.
Shpëtoi i uruari!!

Bela shikonte me inat Opozitën qe bëri gurgulera jo thjesht se lagën Babon me ujë të bekuar dhe e gjuajtën me rregullore të skaduar por mbi të gjitha për faktin se ajo ( opozita) nuk u tregua e ndjeshme për modelin e ri të flokëve që Kryetarushja kishte zgjedhur në ditën e inagurimit!!! Dhe zor se do na e falë këtë mosvëmendje!!
Po Damo pyeti dikush? Ai ka kohe që s’ka pretendime por si sakrificë mund të pranonte të behej i pari i Tabirit! Su bë su bë shëndosh!

Po Shalsi u interesua një tjetër? Po mban me gajret Bleron që nuk po i bie që nuk po i bie një herë ruleta se për vete preukupim të vetëm ka snobimin e Bores tek platforma gumëzhin!

Për Etilden u ndanë në dy kampe! Estetët me në Krye Kryezëvendës Liderin Muli dhe mua si zëvendës për shpirt i tij thanë që Etilda ose Ogi do ishte e duhura por luftëtaret me në krye Frrok Gjinin të pasuar nga Ulsi Manja kërkonin Braçen për Kryetar po llapashitej në llastime , jo mi jo mi nuk dua!

Lini një Përgjigje