
Si është e mundur që ky fenomen vazhdon ende, lejohet për vota para zgjedhjeve, dhe shkatërrohet me arrogancë pas zgjedhjeve, për t'u përsëritur sërish?!
Zaptimi i tokave nuk ndalohet me propagandë dhe arrogancë. Te dyja ushqejnë ri përsëritjen e ndërtimeve informale dhe korrupsionin elektoral dhe financiar.
Ky informalitet dhe kjo arrogance qeveritare shfaqet dhe rishfaqet gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për rreth 35 vite.
Informaliteti mund të ndalet vetëm kur njihet pronësia dhe funksionojnë lirisht planet e zhvillimit. Fuqia e çdo qeverie nuk matet me arrogancën dhe abuzimin, por me aftësinë për të ndërtuar shtet.
Merrni shembullin e SHBA-së: gjatë periudhës së zaptimit të tokave, shteti veproi me forcë ndaj zaptuesve, i dogji, i dëboi, i ndëshkoi, por zaptimi nuk u ndal.
Vetëm kur u hartuan planet e zhvillimit dhe u njoh e drejta e pronës, ky fenomen u reduktua dhe u ndal ndërtimi informal.
Si është e mundur që ky fenomen vazhdon ende, lejohet për vota para zgjedhjeve, dhe shkatërrohet me arrogancë pas zgjedhjeve, për t'u përsëritur sërish?!
Të thuash se "dikush në veri ka ndërtuar në tokën e tjetrit", është minimalisht padituri, dhe maksimalisht një shërbim mediatik qesharak!
Nuk e di nëse Seneka ka njohur patronazhistë shqiptarë, por kur flet për natyrën e njeriut, ai ka shumë të drejtë kur konkludon se: "Shumë pak janë skllevër të vërtetë. Shumica janë skllevër vullnetarë."Veshtirë ta kuptojmë se perse: "kanë mbirë si kërpudhat pas shiut kaq shumë skllevër vullnetarë"?
Nuk po justifikoj ndërtimet informale. Jam kundër tyre. Por jam edhe më shumë kundër arrogancës së atyre që pengojnë të drejtën e pronës private dhe bllokojnë planet e zhvillimit.
Ata deformojnë barazinë e mundësive për të investuar, për çdo shqiptar, nga Thethi, Vermoshi, e deri në Ksamil. Shqipëria mund të zhvillohet më mirë, në mënyrë të qëndrueshme dhe mund të krijojnë punësim, mund të shpërndajnë më mirë të ardhurat të disponueshme për sa më shumë shqiptarë, vetëm kur të lehtësohet dhe garantohet barazia e mundësive, pa pengesa të qëllimshme dhe pa kostot varfëruese të korrupsionit dhe babëzisë.
Lini një Përgjigje