TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Tetor 2025, 08:36

Video që nxjerr bllof manipulatorët e drejtësisë/ Avokati arrestohet vetëm se ka reaguar dhe ka treguar të vërtetën

Shkruar nga Arben Llangozi

Video që nxjerr bllof manipulatorët e drejtësisë/ Avokati

Kërcënimi i hapur i prokurorit në sallën e gjyqit, ndalimi arbitrar nga policia dhe ndërhyrja e gjyqtares që u duk si intimidim, nuk janë drejtësi, janë një skandal i hapurqë cenon lirinë e shprehjes, integritetin e avokatit dhe besimin publik në sistemin gjyqësor...

Avokati Ulian Barjami është ndaluar vetëm ka mbrojtur klientin e tij dhe ka denoncuar manipulimin e provave, nga prokurori dhe policia. Ky arrestim është i paligjshëm dhe përbën një precedent të rrezikshëm për gjithë profesionin e avokatëve në Shqipëri.

Video e regjistruar gjatë seancës, tregon qartë se avokati nuk ka ushtruar dhunë, nuk ka kanosur askënd dhe çdo fjalë e tij ishte pjesë e mbrojtjes profesionale. Kjo është prova më e qartë se ndalimi është një përpjekje për të mbuluar manipulimin e provave dhe për të intimiduar mbrojtjen ligjore.

Ky rast tregon qartë se askush nuk mund të përdorë institucionet e drejtësisë për hakmarrje personale, dhe avokati Barjami është shembulli i guximit profesional që nuk pranon t’i nënshtrohet kërcënimeve të prokurorit, manipulimit të policisë apo bullizmit në sallën e gjyqit.

Avokati Ulian Barjami ka vepruar saktësisht brenda detyrës së tij profesionale, duke mbrojtur klientin dhe duke denoncuar manipulimin e provave nga prokurori dhe policia.

Çdo veprim i tij ishte i ligjshëm dhe i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e klientit për mbrojtje të drejtë dhe për të zbardhur realitetin e fakteve.

Kërcënimi i hapur i prokurorit në sallën e gjyqit, ndalimi arbitrar nga policia dhe ndërhyrja e gjyqtares që u duk si intimidim, nuk janë drejtësi, janë një skandal i hapurqë cenon lirinë e shprehjes, integritetin e avokatit dhe besimin publik në sistemin gjyqësor.

Avokati Barjami nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbrojtur detyrën dhe profesionin e tij, duke paralajmëruar kallëzim penal për shkeljet që ka konstatuar. Ai nuk frikësohet nga kërcënimet, dhe qëndrimi i tij është shembull i guximit profesional dhe i respektit për ligjin.

Ky rast është një alarm për të gjithë profesionistët e ligjit, askush, as prokuror, as polic, as gjyqtar, nuk mund të përdorë pushtetin për të ndëshkuar një avokat që vepron në mbrojtje të ligjit dhe klientit të tij. Solidariteti dhe mbrojtja e avokatit Barjami është mbrojtja e drejtësisë për të gjithë.

Lini një Përgjigje