TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Korrik 2024, 10:23

Vepra e një shkrimtari të madh duhet të vlerësohet artistikisht jo politikisht!

Shkruar nga Spartak Ngjela
Vepra e një shkrimtari të madh duhet të vlerësohet
Spartak Ngjela

A do vijë më në fund koha në Shqipëri kur mendja e shqiptarit të zakonshëm ta bëjë ndarjen që vlera artistike nuk ka lidhje fare me vlerën historike?

Ka një aksiomë në vlerësimin artistik e cila thotë se shkrimtari i një romani nuk mban përgjegjësi për heroin letrar që ka krijuar.

Nuk mund të akuzohet një shkrimtar i madh në rang bototor dhe që ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel, se cilin diktator ai ka takuar ose e ka ngritur si personazh në një nga romanet e tij.

Sepse çmimin Nobel ai e merr në letërsi për një vepër me vlerë të madhe letrare dhe jo në histori.

Dhe na duhet të theksojmë se romani është krijim letrar që nuk ka lidhje me të vërtetën historike. Hamleti i Shekspirit nuk është hero i historisë së Anglisë, por heroi i një vepre letrare që nuk ka lidhje fare në të vërtetën historike.
A mund të jepet një shembull?

Janë të njohur fituesit e çmimit Nobel në letërsi, të cilët kanë takuar diktatoret e vendit të tyre, por kjo nuk ka lidhje me artin.

Por, në Shqipëri ende nuk po kuptohet që arti vlerësohet për vlerë artistike dhe jo për vlerë politike apo historike .
Shollohovi në Baskimin Sovjetik ngriti heronjtë e komunizmit në Luften e Dytë botërore, por askush nuk e lidhi vlerën letrarare me të vërtetën historike të tyre, kur atij i dhanë çmimin nobel.

Arti ka vlerën artistike dhe prandaj quhet art, dhe gjithmonë vleres me të lartë letrare apo artistike i jepet çmim.
Kush e vret mendjen në vlerësimin artistik se ka qenë ose jo vrasës Makbethi, tragjedia Mahbrth e Shekspirit vlerësohet jo pse ka goditur Magbethin, por a ka ose jo vlerë artistike tragjedia si poezi, si trajtim letrar dhe si vlerë në idetë e mëdha që ka shprehur në funksion të artit.

Sepse tragjedia Makbeth është një vepër arti dhe jo një vepër historike. Në tragjedinë Makbeth vlera artistike të krijon kënaqësi me përshkrimin poetik të Magbethin, nga Shekspiri, si vepër arti dhe jo si akt historik.
Ka shumë raste në letërsinë botërore kur një individ është trajtuar artistikisht si hero i vendit të tij, por kjo është analizuar sipas kriterit ka apo nuk ka vlerë artistike, se ai është sigurisht një personazh i krijuar për vlerësim në kënaqësinë artistike që i jep lexuesit.

Vetëm në Shqipëri gjen individë që romanin e trajtojnë si vepër historike, në një kohë që ai është krejtësisht një krijim artistik.
A do vijë më në fund koha në Shqipëri kur mendja e shqiptarit të zakonshëm ta bëjë ndarjen që vlera artistike nuk ka lidhje fare me vlerën historike?

Nje vepër e bukur letrare që nuk e ka vrasjen brenda saj si një akt kulmor nuk mund të quhet tragjedi, por kjo nuk ka lidhje me të vërtetën historike, për vetëm me vlerën artistike.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje