TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Korrik 2024, 16:03

Shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri bukur të madhe!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri bukur të madhe!

Romancier i madh i letërsisë botërore dhe një parashikues me intuitë të lartë i zhvillimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke e ngritur Kosovën dhe shqiptarët e saj si një pishtar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës.

Sot u nda nga kjo jetë shkrimtari i madh shqiptar dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë moderne, në rrafsh botëror: Ismail Kadare.

Vepra e tij letrare ringriti lart në historinë botërore shqiptarin, Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe i dha historisë botërore figurën e dytë të madhe në rrafsh botëror pas Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ismail Kadareja, me veprën e tij letrare, të përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, i dha historisë sonë në rrafsh botëror të vërtetën për mendimin shqiptar dhe ri zgjerojë vlerën e madhe të gjuhës shqipe.

Poet dhe shqiptar i madh.

Shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri bukur të madhe.

Romancier i madh i letërsisë botërore dhe një parashikues me intuitë të lartë i zhvillimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke e ngritur Kosovën dhe shqiptarët e saj si një pishtar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës.

Poet magjik te poema “Përse Mendohen Këto Male”, për Shqipërinë e shqiptarët, por edhe Romani – “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, për të cilin Kritika e lartë botërore u shpreh e mahnitur kur theksoi se:

Ideja kryesore e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është që:

"Kadare na ka thënë se, kjo paqe është vetëm  aparencë, sepse ajo mban në gjirin e vet luftën ashtu siç mban toka kufomat.

Lini një Përgjigje

Forum