TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Korrik 2024, 12:46

Një koment për ata që po vjellin vrer edhe në vdekjen e Ismail Kadaresë

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Një koment për ata që po vjellin vrer edhe në vdekjen e

Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrer, mallkime, fyerje, ofendime apo ngazëllime:

- Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.

- Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre.

- Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.

- Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.

- Janë ata që merren me jetën private të tjerëve, por familjet tyre i kanë degraduar.

- Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.

- Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.

- Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.

- Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.

- Janë ata që kanë jetuan të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.

- ⁠Janë ata që shpirtin e kanë plot mllef dhe gojën plot helm.

- Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër dhe mbushin fletët e grisura me fara kungulli.

Lamtumirë o shqiptar i madh, por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.

Lini një Përgjigje