TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Janar 2024, 14:38

Vajtimi për Fluturën nuk duhet të ndalet!

Shkruar nga Saimir Korreshi

Vajtimi për Fluturën nuk duhet të ndalet!

Vetë Lulushi  e mori në krah heroinën e re, i pikëlluar që dikush nuk e kopanis atë vetë që të viktimizohet.

Pas ngjarjes së Reçakut ajo çka i ndodhi Fluturës mund të konsiderohet tragjedia e dytë kombëtare. Vajtimi për të është legjitimin. Kuja tek i madh dhe i vogël e ndershme.

Flutura ishte në rrezik. Për Gaz Bardhin e Flamur Nokën duhet kthyer dënimi me vdekje. Shoqata grashë, veteranesh, bijë të popullit punonjës, pionieret e Edi Ramës të gjithë kërkojnë drejtësi e shpagim.

Me të drejtë në çdo ekran del portreti i saj mes plagësh. Qëndresa si model frymëzimi për brezat.

Vetë Lulushi  e mori në krah heroinën e re, i pikëlluar që dikush nuk e kopanis atë vetë që të viktimizohet.

Në emisione Flutura, në lajme po ajo.

Shqipëria pyet çfarë i ndodhi? Ç'beteje bëri? Ç'armiq mundi? Kush ju gjend pranë kur dhuna e goditi? Kush ja lidhi plagët, Evis Kushi, mjeku popullor xherah Ismet Beqiri, kush?

Lotët burojnë çurg, sytë janë të qullur, xhani vatër zemërimi. Rapsodet po bëjnë garë kush epiken me të mirë do bëjë, në Argjiro a Nore qe, ne Bule a Zonja Çurre?

Në shkolla temat e hartimeve gëlojnë " heroizmi i Flutures në shekuj" , "Flutura dhe  demokracia" , "Flutura fluturon lart". Në të shtuna sokaqeve gratë mblidhen e kujtojnë bëmen dhe oiaaa e tyre derdhet luginave. Kudo dhe çdo dite kombi mediton se ajo që Flutures i ndodhi duhet  të na mbajë zgjuar, të na mbledhë rreth liderit suprem Edi Rama. Mos e ndërprisni vajin o njerëz të mirë. Shi të bjere mbi ne. Ai ju ndihmoni me rrekene e tij që të ndahen njehere e mire brigjet e fajit me ato të virtytit tek Flutura tashmë është e sigurt në kabinën e qeverisë.

Për disa vite ishte zakon që kudo të shtinin limon në gotë , në meze , mbi shalqi apo kungull, madje  dhe ne librari merrje një fletore dhe të zgjasnin edhe nje limon. Tani kudo të japin një fotografi të Flutures ikones së re heroike të Rilindjes.

Bujqësia do lëngoj dhe lotët e derdhura çurg, derman si benë. Gruri nuk dihet ne do te ngrejë me përpjet kokën as shalqini sado i shartuar me kungull nuk do marre ngjyrën e plagëve te marra nga kjo beteje heroike.

Lini një Përgjigje