Ju dashnorë të 5 qershorit 2020, që u ngazëllyet së bashku si një tufë fundërrinash që arritët një pazar mes Ramës- Bashës-Metës, për një kod zgjedhor bastard, bashkë me tufat respektiva që hingëllinin në atë kohë pas jush si tufa haremi të Sulltanit, a ka mundësi te mos hani më mut me garuzhde për Reformën Zgjedhore, por të paktën merrni ndonjë lugë kafeje.
Ju mashtrues ordinerë, hipokritë, qelbanikë, fundërrina dhe fëlliqësira, që pazaret e pista me pushtetin apo mes njëri-tjetrit, pasi lëpini çfarë keni pështyrë mbi surratin e njëri-tjetrit, për të pështyrë kur t’u jepet rasti e ta rilëpini përsëri për interesin tuaj të ndyrë, që po lehni disa si qen të zgjidhur nga zinxhiri e disa si kone zonjash me zinxhirë të hollë në qafë, a ka mundësi të mos e hapni fareeee halen sepse qelbni dynjanë kur flisni për Reformën Zgjedhore.
Ju dashnorë të 5 qershorit 2020, që u ngazëllyet së bashku si një tufë fundërrinash që arritët një pazar mes Ramës- Bashës-Metës, për një kod zgjedhor bastard, bashkë me tufat respektiva që hingëllinin në atë kohë pas jush si tufa haremi të Sulltanit, a ka mundësi te mos hani më mut me garuzhde për Reformën Zgjedhore, por të paktën merrni ndonjë lugë kafeje.
Ju qelbanikë politikanë që herë putheni deri në ekstazë mes vetes, e pastaj ziheni si qentë për kocka, vetëm për interesin tuaj të ndyrë dhe për një karrige të qelbur në Parlament, nuk njihni as nder, as dinjitet, as moral e as njerzillëk, duke nxjerrë në publik çdo gjë të qelbur që keni bërë se bashku, kur hani, pinit apo flinit në shtëpitë e njëri-tjetrit, vetëm ju fëlliqësira nuk duhet të hapni gojën tuaj të ndyrë për Reformë Zgjedhore sepse kurrë nuk keni guxuar të flisni një fjalë të vetme e jo më ta donit këtë reformë kështu siç po ju dëgjoj te nxirrni klithma këto ditët e fundit.
Ju ftoj që të gjithëve së bashku sepse bashkë jeni përsëri, pavarësisht se keni ndryshuar provizorisht “ dashnore”, ngaqë disa kanë pësuar “ zhgënjime” nga dashuria e mëparshme pa kufij që t’i plasni sytë dhe trutë e kokës e të lexoni VENDIMIN NR 28, DATË 30 QERSHOR 2021 TË GJYKATËS KUSHTETUESE që ua ka grisur pazarin e ndyrë të 5 qershorit të listave të mbyllura dhe ua ka futur aty ku ju pëlqen më shumë.
Kushtetuta e 30 korrikut 2020 thotë qartë që është detyrim për çdo parti politike, që minimalja duhet të ketë jo më pak se 2/3 e listave për deputet të hapura.
Kjo në gjuhën e jurisprudencës do të thotë që kushtëzimi është jo më pak, pra u jep mundësi të gjitha partive politike që nuk kanë palaço, qelbanikë e fëlliqësira në krye dhe që kanë moral, karakter, dinjitet dhe këllqe, t’i kenë listat 100% të hapura.
Atëherë për çfarë po “ ziheni” dhe për çfarë po hani Mut si zagarë nëpër komisionet e dhjera partizane????
Ftoj çdo QYTETARË që nuk ngjan me këta palaço politikanë, fëlliqësira dhe spurdhjakë të ardhur në Kuvend me një grusht votash, ta dëgjojë fjalën time në Kuvend më datë 23 korrik 2020, kur do votohej pazari i qelbur i 5 qershorit që u quajt si “ fitore” nga te gjitha tufat e haremit të 3 Sulltanëve në atë kohë, sepse secila “ lavire” politike ëndërronte të ishte e preferuara e Kryetarit të Partisë i shndërruar në Sulltan plehrë nga 21 prilli 2008 nga ky kod zgjedhor bastard.
Kur dëgjoj sot të flasin për lista të hapura maskarenj të pështirë që nga 2017-2021, nuk lanë gjë pa thënë për mua që e kam patur kauzë dhe kalë beteje edhe kur nuk dorëzova mandatin, më vjen t’ua përdor surratin e ndyrë si uturak.
Të ç’ nderuar qelbanikë politikanë!
Jo të gjithë lëpijmë çfarë pështyjmë dhe jo të gjithë jemi shumë përdorimësh si soji juaj i qelbur.
Jo të gjithë ju shërbejmë si skllevër kryetarëve të partive apo u bëjmë kafe e u lajmë enët kur ua kemi interesin, e pastaj bëjmë si qen të pshurrur duke u sulur në sulm për t’u vetëofruar si skllavë, sherbetorë apo zagarë te një tjetër padrino që mendojmë se ka diçka në dorë.
Prandaj ju lutem shumë zotërinj palaço, që paguheni si deputetë, por nga votat që keni nuk jeni as kryepleqë, na e kurseni këtë teatër të pështirë dhe të dalë boje të “ luftës” tuaj për “ parime” apo që akuzoni njëri-tjetrin si zagarë të pushtetit, se në të njëjtën tufë keni qenë, derisa dikush ju shkeli bishtin pa dashje e dikush u luajti syrin, duke ua njohur karakterin si “qejflinj” me periudha, apo “ dashnorë” sezonalë ndaj “parimeve”.
Lini një Përgjigje