TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Nëntor 2024, 21:46

Ura pa këmbë në Kukës dhe qeveria Rama!

Shkruar nga Flamur Hoxha

Ura pa këmbë në Kukës dhe qeveria Rama!

Kuksianët nuk kënaqen me aeroport ndërkombëtar pa fluturime e pa pasagjerë, me stadium kombëtar shkallë bosh pa popull e pa tifozë.

Nuk kënaqet opozita me "këputje te këmbëve" për urën e ndërtuar në katër vite zoti Rama, të ndërtuar me taksat e traut të Udhës së Kombit që qeveria e Partisë Demokratike e ndërtoi për tre vite, bashkoi kombin, bashkoi Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin!

Kuksianët nuk kënaqen që bien të flenë me pasuri tokësore e nëntokësore midis dy drinave plot ujë e zgjohen çdo ditë të vjedhur nga qeveria, në skamje e emigrim!

Kuksianët nuk kënaqen kur të rinjve u mbylle universitetin e Kukësit dhe familjeve ua largove prej votave fëmijët drejt emigrimit, nuk kënaqen kur rrugët për në çdo fshat mungojnë e klasat nëpër shkolla zbrazen e mbyllen, nuk kënaqen kur uji i pijshëm vjen kur do ti e depozitat e ujit ngjyrosin çdo çati shtëpie e tarracë pallati!

Kuksianët nuk kënaqen me aeroport ndërkombëtar pa fluturime e pa pasagjerë, me stadium kombëtar shkallë bosh pa popull e pa tifozë.

Po...Po ata nuk kënaqen sepse janë në papunësi, mbi 4000 familje presin si lëmoshë ndihmën ekonomike dhe e vdekur me kohë sipërmarrja private nuk ekziston.

Kuksianët nuk kënaqen pasi ura e re hyrjen për në shtëpitë e tyre dhe me gjasa pamundësinë e ardhjes së miqve nuk do ta kenë më nga dera por do duhet nga tani e tutje ta kenë nga dritarja!

Partia Demokratike dhe populli kuksian nuk do të pajtohet kurrë që qyteti i tyre kandidat për çmimin Nobel për mikpritje e bujari të mbajë njollën që i vure dhe po ja lë: Qarku Kukës, qarku më i varfër në Shqipëri!

Lini një Përgjigje