
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA për qytetarët amerikanë dhe shtetin amerikan e jo për delirant politik apo servil të pështirë që mendojnë se e kanë “shok” pse bëjnë një foto me pagesë.
Donald Trump duhet të fitojë nesër si President i SHBA që të mos ketë më kandidat për President që te qëllohet gjatë fushatës si “armik” i pushtetit por rivali të respektohet si rival dhe kundërshtari politik si kundërshtar politik.
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA që të rikthejë rolin e liderit në botë të vetë Amerikës që prej kohës së Barack Obamës pothuajse ka humbur dhe që Amerika të jetë autoritet i padiskutueshëm i modelit demokratik për kombet dhe popujt e tjerë në botë që vuajnë nga regjimet autokrate, hajdutë dhe diktatoriale.
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA për të vendosur paqen në botë, në vendet që janë në luftë për hipokrizi, pushtet personal dhe grykësi për pasuri të një grushti qelbësirash burokrat.
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA për t’i dhënë një kthesë të madhe rolit të liderit në çdo vend e shtet që të kemi në udhëheqje burra shteti që besojnë në Zot dhe mbrojnë familjen, e jo bythec e spurdhjak pushteti që predikojnë maskarallik e poshtërsi të shpifur për të prishur shoqërinë nëpërmjet prishjes dhe degjenerimit të familjes.
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA që ushtarët e Amerikës të mos ikin më si të “mundur” e “fajtorë” nga Afginastani dhe që Amerika të mos heshtë kurrë kur në Gaza vriten mbi 100 mijë gra dhe fëmijë.
Donald Trump duhet të zgjidhet nesër President i SHBA për qytetarët amerikanë dhe shtetin amerikan e jo për delirant politik apo servil të pështirë që mendojnë se e kanë “shok” pse bëjnë një foto me pagesë.
Kush mendon që Trump do të jetë President për të tjerët dhe çdo mëngjes do të pyesë se si i kanë punët fermerët në Shqipëri apo BE, sa e kanë pensionin hallexhinjtë në Korçë, Fier apo Tiranë, çfarë po bëhet me dosjet e Metamorfozës, Fridës, Beqajt, 5 D apo inceneratorët, dhe si po i shkon fushata e Gazit në Fier, Maznikut në Elbasan, Luçianos në Shkodër e Gonxhes në Dibër etj, është kokrra e debilit politik dhe delirant kalibri.
Fitore presidentit Trump për një botë ndryshe nga kjo që kemi parë vitet e fundit.
Lini një Përgjigje