
Çfarë ka ndodhur? Nga derivon ky racizëm?
Nuk e kuptoj urrejtjen dhe koret raciste të tifozërise rumune kundër shqiptarëve të Kosovës.
Shqiptarët nuk kanë patur asnjëherë probleme me kombin rumun.
Për më tepër "Amerika" e parë e shqiptarëve ka qenë Rumania.
Edhe himni ynë kombetar eshte kompozuar nga i madhi Porumbesku.
Rumania ishte nga vendet e para që lidhi marrëdhënie diplomatike me Shqipërine e Ismail Qemalit në vitin 1913.
Dora d' Istria, Viktor Eftimiu, Nikolla Jorga, Jon Karamitro, Adrian Kycyku e shumë të tjerë ishin shqiptarë që i dhanë aq shumë kultures rumune.
Shumë shqiptarë elitarë kane studjuar në Rumani para edhe pas Luftës se Dyte Botërore... Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Kristaq Antoniu, Ylli Popa, Koco Poro, Skender Dauti, Kujtim Cashku etj.
Çfarë ka ndodhur? Nga derivon ky racizëm?
Turp për kombin e Emineskut...
Lini një Përgjigje