
Përse në Shqipëri biletat shiten 8 herë më shtrenjtë në Tribunën VIP se sa në Çeki dhe 5 herë më shtrenjtë përballë tribunës VIP?
Nesër datë 16 luan Kombëtarja jonë e Futbollit me Kombëtaren e Çekisë dhe të martën datë 19 Kombëtarja jonë luan me Kombëtaren e Ukrainës.
Për të dyja ndeshjet Biletat janë 250 mijë lekë në Tribunën VIP dhe 100 mijë lekë përballë tribunës ose siç quhet ish njezetëshet.
Çmimi i biletës në Tribunën VIP në Çeki ishte 890 Koruna ose 34 Euro dhe përballë tribunës vip ishte 20 Euro.
Përsë në Shqipëri biletat shiten 8 herë më shtrenjtë në Tribunën VIP se sa në Çeki dhe 5 herë më shtrenjtë përballë tribunës VIP?
A thua se janë më të pasur shqiptarët se çekët?
Apo janë më kokrra hajdutësh Federata jonë se Federata Çeke??
Ftoj strukturat ligjzbatuese ta marrin në konsideratë dhe të bëjnë hetim tatimoro-fiskal se ku bazohet ky çmim biletash dhe si përdoren e ku shkojnë të ardhurat e përfituara nga “grabitja” e Tifozeve shqiptarë në këtë mënyrë të shpifur nga një grusht qelbësirash.
Edhe në Kampionatin Europian biletat ishin nga 30 euro te ultrasit deri në 60 euro tek tribuna përballë tribunës VIP.
Ky është një maskarallik që duhet ndëshkuar!
Lini një Përgjigje