TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Korrik 2025, 22:12

Telenovela "Edi Rama dhe kasollet" duhet të përfundojë!

Shkruar nga Arben Llangozi

Telenovela "Edi Rama dhe kasollet" duhet të përfundojë!

Kasollet u bënë skenë për t’u përdorur në teatrin politik, për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet më të mëdha.

Lufta heroike e një kryeministri kundër majave të maleve dhe prokurores Gjeli eshtë sfidë që nuk të dërgon askund. Edi Ramën, ditën e dijeshme unë të kritikova duke të thënë, mos u mer me kasollet në male që nuk kërcënojnë askënd, por sfido oligarkët në bregdet, veçanërisht ata në Vlorë.

Në Shqipërinë e sotme, drejtësia nuk është ajo çka do të ishte në çdo shtet serioz, dhe unë e mbështes kryeministrin. Ajo nuk është një garanci për barazi, transparencë dhe zbatim të ligjit në mënyrë të paanshme.

Ajo është një teatër ku luajnë role të ndryshme aktorë me “misione” të kundërta, por që të gjithë shërbejnë të njëjtin skenar, mbrojtjen e interesave të fortëve dhe heshtjen ndaj korrupsionit.

Në krye të skenës qëndron Elsa Gjeli, prokurorja që u bë protagoniste e një beteje spektakulare politike për një kasolle të vogël në majë mali. Kjo kasolle, një ndërtim modest, pothuajse të parëndësishëm në krahasim me superndërtimet që kanë pushtuar bregdetin, u përdor si pretekst për të treguar se drejtësia po lufton “pa kompromis”.

Kryeministri u angazhua personalisht, duke e kthyer këtë çështje në “alarm kombëtar”, ndërsa media u mbush me tituj që shfaqnin Elsa-n si e keqja e prokurorisë që nuk po “ruante shtetin”. Në këtë lojë, Elsa u shndërrua në simbolin e një luftë të drejtë kundër ndërtimit të paligjshëm, por vetëm të atij të voglit, të prekshëm dhe të lehtë për t’u goditur.

Kasollet u bënë skenë për t’u përdorur në teatrin politik, për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet më të mëdha.
Në anën tjetër të skenës, me dritë të zbehtë dhe shumë më pak vëmendje publike, është Julinda Gjika, prokurorja e Vlorës, e cila është përgjegjëse për një territor ku grabitjet e pronës publike dhe ndërtimet e paligjshme janë kthyer në normë.

Ndryshe nga Elsa, Julinda nuk ka nevojë për spektakël ajo drejton një sistem që punon në heshtje për të mbuluar shkeljet e mëdha dhe për të mbrojtur oligarkët që grabisin bregdetin.

Vendimet e gjykatës dhe veprimet e prokurorisë së Vlorës, të cilat zvarrisin hetimet dhe shpeshherë refuzojnë të marrin masa, janë dëshmi të një heshtjeje që nuk është e rastësishme.

Lini një Përgjigje