TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Qershor 2023, 13:22

Stisja e armikut si pjesë e propagandës politike

Shkruar nga Sadri Ramabaja

Stisja e armikut si pjesë e propagandës politike

Shqipëria politike pavarësisht deklaratave të Ramës dhe larove të tij në media e politikë - është ajo që ishte e është - Nëna jonë. Dhe nëna duhet përherë, pavarësisht se ndonjë dobiç i saj pretendon t'ia bëjë gropën vëllait të vet.

Shumica absolute e atyre që veten e njohin si pjesëtarë të Kombit shqiptar, rrjedhimisht edhe ata pjesëtarë të Kombit tonë që sot janë qytetarë të Republikës së Kosovës, nuk e kanë perceptuar kurrë si përbërës të lagjes së armiqve tanë as Shqipërinë e as SHBA-të.

Përkundrazi, Shqipëria politike mbetet për shqiptarët e Kosovës si Panteoni i Kombit dhe përbërës i vetë qenies sonë.

Ndërkaq SHBA-të, pavarësisht pozicionimeve aktuale që për bazë kanë interesat gjeopolitike, mbesin aleati kryesor i Kombit tonë dhe rrjedhimisht edhe i Kosovës.

Insinuata se nga Lëvizja VV është stisur figura e armikut tek Shqipëria dhe SHBA-të është në shërbim të politikës ditore të qarqeve izolacioniste që herë - herë qet kokë qoftë në Tiranë, në trajtën e "rojave të shtetit", qoftë në Prishtinë, si nusprodukt i esadistëve që me kohë kanë gjetur strehë nën siglën e LDK-së dhe të ashtuquajturit qark kulturor të Prishtinës, të njohur si kosovacentrist.

Shqipëria politike pavarësisht deklaratave të Ramës dhe larove të tij në media e politikë - është ajo që ishte e është - Nëna jonë. Dhe nëna duhet përherë, pavarësisht se ndonjë dobiç i saj pretendon t'ia bëjë gropën vëllait të vet.

Është burrëri të mos broçkullisë askush teza të kësaj natyre, duke u fshehur prapa veladonit të lavdisë së akcilit personazh historik dhe patriotizmit kushtetues.

Në fund të fundit, nuk janë flokët e thinjura dhe mosha, dëshmi se je i urtë e i ditur!

sadri ramabaja rama kurti

Lini një Përgjigje