TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Qershor 2023, 21:56

Drafti i Ramës për ‘Zajednicën’ punë djalli

Shkruar nga Ramazan Bekteshi

Drafti i Ramës për ‘Zajednicën’ punë djalli

Rama, dinakërisht në çdo forum ndërkombëtar mundohet të mbrojë Thaçin, por, njëkohësisht duke kritikuar e poshtëruar Kosovën ashpër si jo bashkëpunuese. Por, ç’kuptim ka mbrojtja e një lideri, kur Rama ia sulmon Thaçit dhe neve shtetin tonë që u la disa herë me gjak, nga ata që Rama ua mban krahun...

‘Bomba’ e radhës e Ramës është Zajednica në stilin e panjohur. A është ky një draft i porositur, ne nuk e dimë, vetëm se mund të spekulojmë sepse Rama gjer më tani, s’ka bërë asnjë punë të vlefshme për Kosovën pos dëmeve të njëpasnjëshme në favor të Serbisë.

Është një palë në Kosovë, sidomos ata të PDK-së, që sa herë që ‘pjerdh’ Rama e quajnë të përkryer, edhe pse as ata s’e kanë lexuar përmbajtjen, poashtu, është pala tjetër, shumica e kosovarëve, dhe ata poashtu, pa e lexuar përmbajtjen e ‘zajednicës’ së Ramës, e shajnë fort, kështu si autori i këtij shkrimi që mendon se bazuar në dëmet e qëllimshme që ia shkaktoi shtetit të Kosovës, Rama duhet të shpallet tradhëtar.

Në këtë lëmsh të ri të Ramës që e plasoi në ‘fyt’ të Kosovës lindin edhe dilemat: Pse Rama nuk ia dorëzoi draftin përfaqësuesit amerikan, a është Soros financues apo ideolog i draftit dhe ndarjes së Kosovës, cili është roli i këshilltarit të Ramës, Baton Haxhiu, a ishte ky momenti i duhur për të plasuar draftin, pas kritikave dhe rrënjëve të ulta që ia dha Kurtit.

Përçmimi i vazhdueshëm i Ramës ndaj liderëve kosovarë të tashëm është një ritual i zakonshëm i tij, derisa, në të njejtën kohë e mbron Serbinë dhe liderin e saj pa turp fare.

Rama, dinakërisht në çdo forum ndërkombëtar mundohet të mbrojë Thaçin (në rregull), por, njëkohësisht duke kritikuar e poshtëruar Kosovën ashpër si jo bashkëpunuese. Por, ç’kuptim ka mbrojtja e një lideri, kur Rama ia sulmon Thaçit dhe neve shtetin tonë që u la disa herë me gjak, nga ata që Rama ua mban krahun.

A ndjen Rama dhimbje dhe mëshirë për 1432 fëmijët e Kosovës që u vranë brenda 78 ditësh, kur ndodhte kampanja ajrore, derisa paramilitarët serbë shfryheshin duke vrarë femijë e foshnje, disa me bajoneta në bark të nënës, vrasja më e tmerrshme dhe më e shpejtë e fëmijëve që mban mend Evropa.

Rama, dinakrisht e ndërroi edhe fenë nga ortodokse në katolike, vetëm që të sundojë rrejshëm edhe veriun e vendit, edhe pse ai si komunist është një agnosticist dhe i pa fe. Rama, dinakërisht do të lë përshtypje se është një lider i shqiptarëve në shpinë të Kosovës, misioni i tij është qyqar dhe i dështuar.

Rama, dinakërisht e futi nën sqetull Ali Ahmetin dhe Abazoviçin për Ballkanin e tij të Hapur, dy njerëz të dështuar, njëri krijoi dhe ia përkrahu pushtetin diktatorit dhe antishqiptarit Gruevski, derisa, tjetri ringjalli dhe bekoi kishën ortodokse serbe në Mal të Zi, duke e bërë tradhëtinë e madhe ndaj shtetit të tij që supozohej se e mbronte, dhe sëfundi, duke e shti nën sqetull edhe një viktimë, Shqipërim Arifin e Luginës së Preshevës, poashtu një bashkëpunëtor i Vuçiçit.

Rama, në vend se kësaj ‘bombe’ që e gjuan pas shpinës së Kosovës, do të duhej tua thoshte serbëve para botës për gjenocidin ndaj shqiptarëve, jo një por tre, për masakrat, varret masive, të pagjeturit, dhunimet e grave e vajzave, vrasjen e civilëve të paarmatosur dhe fëmijëve, zjarrvënjen dhe plaçkën, për dëbimet biblike të shqiptarëve nga paramilitarët serbo-çetnikë. Por Rama, pa gjak shqiptari s’i ndjen thellë në shpirt këto tragjedi kosovare andaj ka zgjedhur heshtjen.

Pse Rama nuk përpiloi një ‘zajednicë’ për shqiptarët e Preshevës, identike me atë në veriun e Kosovës, pse Rama nuk kërkoi asnjëherë më shumë të drejta për 800.000 shqiptarë në MV, por e lavdëroi atë si shampione e të drejtave dhe lirive. Po për Shqiptarët e Sanxhakut ka fol ndonjëherë Rama?

Pse Rama më 22 qeshor sjell Orkestrën Filharmonike të Beogradit në Tiranë (euronews), në momentin kur Vuçiç do kontroll në Kosovë, ngjajshëm si Putini në Ukrainë, a do t’ua ekzekutoj Filharmonia e Beogradit eulogjinë apo epitafin Ramës dhe Vuçiqit në Tiranë?

Rama, pas skllavërimit të Shqipërisë i është vërsul pas shpine Kosovës me një ‘lëmsh’ të ri ngulfatës. Rama s’meriton ta zë më në gojë Lidhjen e Prizrenit, as të vijë në Kosovë në shenjë të bashkëpunimit të dy qeverive tona, sepse në fakt ai ndihmon haptas qeverinë e Serbisë kur thotë, se agresori serb ka të drejtë dhe se Kosova e ka gabim, vetëm se do të shtrijë sovranitetin e saj në veri të vendit.

draft rama zajednica

Lini një Përgjigje