
Ai mbrojti edhe Vuçiçin nga akuzat e BE-së për mosvënien e sanksioneve të Rusisë. Iu përgjërua Borrellit dhe të tjerëve që ta kursejnë mikun e tij Vuçiçin nga masat ndëshkuese të BE-së...
Shtensionimi i situatës në veri të Kosovës mund të ndodhë nëse Edi Rama i telefonon A. Vuçiçit dhe kërkon nga ai largimin e gjithë kriminelëve që po mbajnë peng sigurinë e vendit.
Ai mund t’i kërkojë Vuçiçit edhe lirimin e tre policëve të Kosovës...
Por Edi Rama këtë nuk po e bën.
Nëse ndodh kjo, edhe policia speciale e Kosovës e redukton prezencën atje...
Ai e di se kriza në Kosovë është e importuar nga Serbia, por ka zgjedhur të mos jetë në anën e Kosovës. Ai nuk po i ndihmon Kosovës të lirohet nga ankthi që po e shkakton Beogradi...
Koha do ta tregoj se pse po e bën këtë ai.
Ai e anuloi mbledhjen e dy qeverive, me pretekstin se Kosova është acaruar në bashkësinë ndërkombëtare, të cilën ai e quan komuniteti euro-atlantik.
Vitin e kaluar, Rama desh u rrah me gjysmën e diplomatëve në Bruksel duke mbrojtur Maqedoninë e Veriut nga “shantazhet bullgare”.
Ai mbrojti edhe Vuçiçin nga akuzat e BE-së për mosvënien e sanksioneve të Rusisë. Iu përgjërua Borrellit dhe të tjerëve që ta kursejnë mikun e tij Vuçiçin nga masat ndëshkuese të BE-së...
Edi Rama po bën punë të cilat askush nga ai nuk po i kërkon... Nga ai askush nuk ka kërkuar që të luajë rolin e komisarit euro-atlantik, aq më pak është kërkuar nga ai që të jetë kaq i barazlarguar nga Kosova dhe Serbia...
Ai nuk duhet qorrazi të marrë anën e Kosovës, siç e mori anën e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke lobuar hapur në favor të Beogradit dhe Shkupit zyrtar, por duhet të shfrytëzojë autoritetin e tij tek Vuçiçi që ky i fundit të përfundojë së manipuluari serbët e Kosovës.
Rama e di saktësisht se serbët e Kosovës janë peng i Vuçiçit, por ka zgjedhur të tregojë karshillëk ndaj Albin Kurtit... Ai ka zgjedhur t’ia lërë duart e lira Vuçiçit në planet e tij ekspansioniste ndaj Kosovës... Edhe këtë askush nuk e ka kërkuar nga Rama...
Lini një Përgjigje