Disa prej spiunëve që kanë furnizuar me dokumente dhe fakte kriminale FBI-në amerikane, na shkruajnë edhe ne, jo se kemi gjë në dorë, por për të thënë se andej ku përpunohet informacioni, dosjet VIP janë gati dhe asistenca e tyre ka qenë efektive...
4 Klanet Mafioze, pasi gëlltitën gjithë pasuritë e shqiptarëve, mbyllën edhe dosjet e veta, bindën vullnetin për të lëpirë çfarë kanë pështyrë diplomatët, emancipuan inatet e fshatarëve dhe detyruan pasardhësen e ambasadorit Donal Lu të zhubrosë sinqeritetin dhe premtimin e paraardhësit për arrestimin e tyre dhe rikthimin e gjësë së vjedhur.
Hajdutët potencialë, saktësisht 4 Klanet, pasi secili kapo njihet me emër, me arrogancën e pashoqe ndaj demokracisë, lirisë dhe të drejtave njerëzore, kanë konvertuar në kategori të përcaktuara kuotat e lëvizjeve të mekanizmit të drejtësisë dhe diplomacisë, sa detyruan FBI-në amerikane të hapë zyrë në Tiranë dhe të kërkojë ndihmën e spiunëve vullnetarë, për të kompletuar dosjet e krimit që këta as i hapën, as i përmenden një herë të vetme me emër e mbiemër.
Frymëzimi i zhvillimeve që aktivizojnë më në fund faktorin ndërkombëtar, ka afruar tashmë arrestimet e dy nga 4 kapot e klaneve mafioze, Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Sipas gjasave këta do të hapin dyert e burgut të parët. Dy kapot e klaneve të tjera, dilni pyetni çdo fshatar i njeh, apo jo?!
Specifikisht, “speci” që po djeg Mafien është shqiptar.
Duhet ta themi se në asnjë analizë nuk mund ta parashihnim, se spiunët vullnetar, ndryshe FBI e fshatit tonë, do të arrinte ta bënte Mafien e egër qengj të butë, t’ia bënte me spec “biberonin” e aq më tepër, FBI-në e ashpër amerikane të lëmojë me kujdes lëvozhgën e trashë të korrupsionit.
Kështu, në pak kohë, FBI e fshatit tonë surprizon FBI-në amerikane.
Edhe pse nuk i privoi hajdutët e mëdhenj nga pushteti, i ka identifikuar, ju ka hetuar e raportuar tek FBI amerikane çdo cent e pseudonim. Edhe këta vetë kanë vepruar me pseudonime nga rrjetet sociale anonime, duke ju shmangur hakmarrjes së shtetit dhe SPAK-ut dhe ambasadorëve perëndimorë, që pse ta fshehim, fshatarët i perceptojnë si krah të mafies.
Disa prej spiunëve që kanë furnizuar me dokumente dhe fakte kriminale FBI-në amerikane, na shkruajnë edhe ne, jo se kemi gjë në dorë, por për të thënë se andej ku përpunohet informacioni, dosjet VIP janë gati dhe asistenca e tyre ka qenë efektive.
Në këtë optikë, SPAK-u, diplomatët e qeveritarët, ata që kanë mbyllur sqepin dhe sytë para mafies, do të ngelen me ‘gisht në gojë’, pasi po ndodh ajo që ne motivojmë prej vitesh, FBI e fshatit tonë i kërkon FBI-së amerikane arrestimin e 4 Klaneve mafioze./Pamfleti
Lini një Përgjigje