TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Qershor 2023, 19:58

Pse Gaz Bardhi nuk mund të bllokojë zgjedhjet në PD?

Shkruar nga Ylli Pata

Pse Gaz Bardhi nuk mund të bllokojë zgjedhjet në PD?

Pengesa që Bardhi kërcënon që do ta bëjë, është thjesht një tekë apo veprim i tij që nuk ka lidhje me PD. E këtu duhet të mblidhet kryesia për të vendosur se ç’duhet të bëjë me njerëzit që pengojnë proceset në Partinë Demokratike...

Me largimin e Enkelejd Alibeajt, i cil i ishte komanduar nga Kryesia e PD-së për të drejtuar partinë dhe grupin parlamentar, ky rol i ra Gazment Bardhit.

I cili pothuajse me të njëjtën formulë u caktua regjent, por vetëm kaq. Ju la edhe drejtimi i grupit parlamentar, post të cilin e kishte Alibeaj kur erdhi në krye të PD-së si i komanduar bëri të ditur se të gjitha vendimet që do të merren, janë pjesë e operativitetit të përditshëm, ndërsa gjithçka do të ecë pas zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

Ja ku erdhën zgjedhjet e 2023-shit, ku siç dihet patëm patë që patëm. Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen, duke bërë të ditur se tani nis një fazë e re në Partinë Demokratike, ajo e ringritjes së saj. Kujdestar i këtij procesi, qoftë edhe nga logjika por edhe nga koncept i pragmatizmit statutor iu la Gazment Bardhit.

Si rregull, Bardhi thjesht duhet të organizojë, monitorojë, organizojë dhe kurojë të gjithë procesin e zgjedhjeve në PD.

Por çfarë po bën Bardhi? Po synon të vendosë rregulla sipas vetes së vet, madje duke kundërshtuar edhe vendimet e kryesisë së PD-së. Kryesia, është organi që keq apo mirë ka funksionuar, siç ndodhi edhe para 14 majit, kur me insistimin e Bardhit, Tabakut e disa të tjerëve u vendos që të mos kandidohet në 61 bashkitë. E siç kryesia mori këtë vendim që i leverdis i Bardhit, që madje ka dalë në fushatë kundër PD-së, mori edhe vedimin e hapjes së zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Por Bardhi, po e kthen debatin në një logjikë sipas mides së tij, pra që meqë ai është regjent, ai nuk do të lejojë që kryesia të hapë procesin e zgjedhjeve. Po si ka mundësi që kjo të ndodhë, kur edhe kandidaturat për deputetë apo edhe për kryetarë bashkie i ka miratuar kryesia e PD-së gjithmonë. Vendim që ka qenë ekzekutiv, pasi ata kandidatura më pas janë dërguar në KQZ s i zyrtare.

Ndërkaq, hapat e procesit të zjedhjes së kryetarit të ri të PD nuk se janë vendime ekzekutive, por thjesht një orientim statutor mbi kohën dhe vendin se kur duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ç’lidhja ka këtu këshilli kombëtar, i cili është pushtet krejt i kundërt me kryetarin. Sepse këshilli është legjislativ, pra mitaton rregullat, e kryetari i zbaton ato në përditshmëri. Zgjedhjet nuk do t’i kryejë kryesia pasi statuti i PD-së, ka parashkuar organe që do të merren me procesin. Që janë komisioni zgjedhor i PD-së dhe degët. Këshilli Kombëtar e ka konflikt interesi të merret me zgjedhjen e kryetarit. Këshilli zgjedh kryesinë, e cila merret me operativitetin.

Pengesa që Bardhi kërcënon që do ta bëjë, është thjesht një tekë apo veprim i tij që nuk ka lidhje me PD. E këtu duhet të mblidhet kryesia për të vendosur se ç’duhet të bëjë me njerëzit që pengojnë proceset në Partinë Demokratike.

gazment bardhi pd zgjedhje

Lini një Përgjigje

Forum