TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Prill 2024, 14:54

Si PS po e kap Drejtësinë e Re për 50 vitet e ardhshme

Shkruar nga Klodian Tomorri
Si PS po e kap Drejtësinë e Re për 50 vitet e ardhshme
Si PS po e kap Drejtësinë e Re për 50 vitet e ardhshme

Lista e fituesve të magjistraturës është potencialisht një skenë e madhe krimi, që kap drejtësinë për 50 vitet e ardhshme...

Drejtësi dhe statistikë! Bëni një eksperiment të thjeshtë. Merrini nominalisht fituesit e provimit të magjistraturës dhe futini tek lista e patronazhistëve. Pjesa dërrmuese e tyre rezultojnë si votues të sigurtë të Partisë Socialiste.

Pastaj bëni dhe një kërkim të thjeshtë në google. Do të rezultojë që shumica dërrmuese e tyre figurojnë si te punësuar në institucionet me politike të vendit. Juriste në ujësjellesa, koordinator informimi nëpër institucione, fëmijë e farefis vetting-esh, politikanësh e kështu me radhë.

Që votuesi i Rilindjes është më inteligjent dhe më i prirur akademikisht se sa pjesa tjetër e shoqërisë, kjo është e qartë si kristali. Ndaj këta fitojnë çdo konkurs.

Megjithatë lista e fituesve të magjistraturës është potencialisht një skenë e madhe krimi, që kap drejtësinë për 50 vitet e ardhshme. Ndaj fillimisht duhet pezulluar nga detyra titullari i Shkollës së Magjistraturës.

Paralelisht SPAK duhet të sekuestroje në cilësinë e provës materiale provimet e kandidatëve. Kompania që ka ofruar shërbimin elektronik të vlerësimit të provimeve po ashtu duhet të merret nën hetim derisa të sqarohet e gjitha.

Ndoshta e gjitha është një problem teknik. Ndoshta rilindasi mesatar është me të vërtetë më inteligjent se sa shqiptari mesatar. Por një verifikim i thjeshtë nuk do t'i bënte keq askujt. Aq me tepër këtyre që kane patur në dorë procesin e vlerësimit, të cilët kështu do të pastronin edhe çdo dyshim.

ps drejtËsia e re

Lini një Përgjigje