
Duhet të bëni një denoncim real dhe me fakte që nuk mungojnë për pislliqet e gatuara prej vitesh në magjjstraturë e sidomos ky skandali i fundit para dy ditësh.
Me këtë rast do të shikojmë edhe sa të pavarur janë nga njëri -tjetri SPAK-u me magjistraturën sepse ne deklaratat publike të z.Meta është aluduar se z.Rakipi është padrino i SPAK-ut.
Edhe këta “akrobatët” herë pro Amerikan e herë anti Amerikan që na paraqiten si dashnorë të mëdhenj të KUSHTETUTËS rrinë si të pshurrur e nuk belbëzojnë asnjë fjalë.
Teatri i pështirë se gjoja bëni denoncime duke bërë shou, është një teatër që i ka dalë boja në këtë politikë të pistë deri në fyt prej shumë vitesh.
Të bësh denoncim në SPAK apo çdo prokurori është tjetër gjë dhe të bësh rolin e “spiunit” duke dërguar letra anonime apo me emër njëlloj si bilbilfryesit nëpër institucione është tjetër gjë.
Për JU DEPUTËT të OPOZITËS që nuk jeni pjesë e teatrit të qelbur të pazareve të ndyra të kohëve të fundit, nëse keni këllqe dhe kurajo e nuk keni gisht në këtë maskaradë të “fituesve” të këtij palo konkursi magjistrature, duhet t’i bëni kallëzim real në SPAK Arben Rakipit dhe të kërkoni komision hetimor për të parë së çfarë ndodh prej vitesh me këtë institucion ku shpallen si fitues plehrat e rilindjes për të kapur prej fyti drejtësinë e 25-30 viteve të ardhshme me pinjollë hajdut të rilindasve në pushtet.
E çfarë vlere ka një palo veting leshi kur magjistratura që është “ fidanishtja” që nxjer magjistrat për prokurorë e gjyqtarë është një kalbësire institucion???
Kerkoni të hetoni kush janë fituesit?
Si janë shpallur fituesit?
Ku kanë punuar këta fitues para se të konkurojnë në magjistraturë?
Çfarë mesatarje kanë konkuruesit që janë rregjistruar për konkurim?
Si janë llogaritur pikët për grup lënde të ndryshme për aplikantë të ndryshëm?
Kush janë petagogët që japin mësim në magjistraturë?
Sa prej tyre janë ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të larguar, dorëhequr apo shkarkuar nga vetingu?
Sa familjarë apo të afërm të z. Rakipi apo të pushtetarëve rilindas janë të punësuar në këtë institucion?
Si u emërua apo u përzgjodh z. Rakipi drejtues i këtij institucioni kur është ish-prokuror i shkarkuar dhe i përfolur për lidhje me dy trafikantë droge që ju dha tenderin e rikonstruksionit të godinës së prokurorisë së përgjithshme përballen dhe durden kur nga vetingu i leshit kanë ikur nga sistemi shumë gjyqtarë e prokurorë për kontakte të rastësishme me elementë të inkriminuar.
Epo nëse “burimi” është i qelbur atëherë çfarë vlere ka “pastrimi” i depozitës????
Sado të përpiqeni të “ pastroni” një depozit të ndryshkur, të kalbur apo te qelbur kurrë nuk do ketë ujë të pastër tek rubineti kur burimi është në hale.
Prandaj nëse realisht doni të kontriboni si opozitar ju deputet të opozitës,dhe për një drejtësi sa më pak të qelbur duhet të reagoni me vepra jo me fjalë.
Duhet të bëni një denoncim real dhe me fakte që nuk mungojnë për pislliqet e gatuara prej vitesh në magjjstraturë e sidomos ky skandali i fundit para dy ditësh.
Me këtë rast do të shikojmë edhe sa të pavarur janë nga njëri -tjetri SPAK-u me magjistraturën sepse ne deklaratat publike të z.Meta është aluduar se z.Rakipi është padrino i SPAK-ut.
Boll e latë drejtësinë në duart e rilindasve me dashje duke bërë si te “ egër” e duke braktisur reformën në drejtësi pasi e votuat nga halli 140 me zero.
Boll jua latë të gjitha pushtetet Ramës duke bere si të “ mërzitur” e duke i falur prej 5 vitesh çdo pushtet rilindësve.
Po të shihni se kush është shpallur “ fitues” në magjistraturë vitet e fundit, do shihni se janë pothuajse të gjithë ish jurist hipotekash, ujësjellës-kanalizimesh, transportesh, tatimesh, doganash dhe sekretarë apo këshilltarë të kabinetit qeveritar.
Dhe absolutisht janë të gjithë patronazhist, freshist, enverist, komunist, e rilindas të flaktë dhe ushtarë të bindur të së majtës rilindase.
Nëse heshtni jeni njëlloj fajtor e pistë e ndoshta të përzier për pazare të qelbura personale për të kapur familjarët apo të afërm të tutë ndonjë vend si “ fitues” në këtë gare të fëlliqur për tu bërë gjyqtarë apo prokuror.
ÇDO DEKLARATE BOSHE ËSHTË HIPOKRIZI DHE DËNGLA QE NUK JUA HAN AS QENT
Lini një Përgjigje