Vizita e paralajmëruar e Metës dhe kënga që do këndojë mbrëmjen e 27- të prillit në fakt nuk është gjest solidariteti honorifik, as njerëzor dhe as politik. Është sforcimi dhe tentativa e fundit e një tragjikomedie tradhtia e ujdia që ky monstër të marrë “tapinë” e liderit të opozitës nga Sali Berisha...
Ilir Meta de jure i burgosur para prangosjes nga dëshpërimi dhe kujtesa për të shkuarën e tij kriminale të vjedhjes dhe korrupsionit personal, familjar e klanor prej abuzimit me pushtetin, por dhe drejtimit të segmenteve të krimit te organizuar që tashmë janë interceptuar ligjërisht, po kërkon në subkoshiencën dinake rrugë inovative shpëtimi.
Në mos shpëtimin, të paktën përfitimin në kohë derisa të realizohet besëlidhja nëntokësore e Trekëndëshit të Bermudës për shkatërrimin e SPAK-ut, që është sot shpresa unike e shqiptarëve e miqve ndërkombëtar për ndalimin e shërimin nga tumori politiko-oligarkik që po e çon vendin drejt humnerës. Në këtë inkursion energjik, i pajisur me financa të paligjshme që derdhen si lumë deri në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare, Ilir Meta po përdor pseudo partinë e tij klanore dhe truke aparente deri në “sakrifikimin” e familjes së tij, duke u bërë më qesharak në rrjetet sociale sesa Lekë Plepi i paradokohshëm.
Gjesti i fundit që mendon se do të jetë “Varka e Noes” është Konventa e 27 prillit, një tubim i njerëzve të blerë e të gënjyer pa portret politik e partiak, hallexhinj anembanë vendit.
Ngutja për të formuluar “principe” në emër të meritokracisë dhe anti-nepotizmit është thjesht kostum transparent ku identifikohet i njëjti trup i krimbur, i korruptuar me emrin Ilir Meta.
Por dredhia e Metës nuk ka vetëm tentativën për të treguar forcë e faktorizim në jetën politike e publike me të cilat mendon se shantazhon SPAK-un dhe SHBA-të, të cilat sipas logjikës që po veprojnë në Shqipëri e rajon së shpejti do ta dizanjojnë "non grata".
Halli i madh i “Dervish” Metës është materializimi i ujdisë me “Papën” që lëshon klithma ç’do natë prej çatisë në rrugën e mallkimit të pluralizmit dhe demokracisë.
Vizita e paralajmëruar e Metës dhe kënga që do të këndojë mbrëmjen e 27 -të prillit në fakt nuk është gjest solidariteti honorifik, as njerëzor dhe as politik.
Është sforcimi dhe tentativa e fundit e një tragjikomedie, tradhtia e një ujdie që ky monstër të marrë “tapinë” e liderit të opozitës nga Sali Berisha.
Por, sot gjithkush me inteligjencë mesatare e ka të qartë se Berisha nuk ka asgjë të ligjshme t'i dorëzojë përveçse eksperiencës si "non grata" dhe asaj të burgosjes nga drejtësia.
Edhe për ata pak demokratë e familjarë nostalgjikë që qëndrojnë poshtë ballkonit, Ilir Meta është figurë e urryer dhe pas vizitës e këngës së tij nga kori i korbave “myhybët” e Berishës do të rrallohen në mos do të largohen.
Demokratët shqiptarë tashmë ndonëse me dhimbje dhe pasoja janë ndërgjegjësuar për konsipracionin pervers sistematik që "Trekëndëshi i Bermudës" ka bërë ndaj tyre, ndaj po gjejnë forca të bashkojnë serish idealet dhe vullnetet e tyre të pastra për t'u përballur me këtë të keqe kombëtare që po mban peng përparimin e integrimin duke mbjellë kusarinë, varfërinë dhe shpopullimin.
Data 27 prill vetëm për mediokrit e antishqiptarët mund të konsiderohet ditë triumfi.
Në fakt është akti final i identifikimit e ndalimit të tradhtisë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Një trase e re e sigurt po ndërtohet falë Partisë Demokratike dhe liderit të saj Lulzim Basha. Dhe në këtë trase shpejt do të udhëtojë treni shqiptar drejt Europës dhe integrimit.
Në këtë udhëtim si përmes “Kasandrave” nuk e fshehim se kemi mbështetjen e pakursimtë të SHBA- ve dhe miqve te fuqishëm euroatlantikë të kombit tonë.
Askush dhe me asnjë formë te mos shpresojë se do të grabisë verdiktin e shqiptarëve.
Mbi gjithçka ne kemi alternativën tonë të pastër si idealet e studentëve të dhjetorit për një qeverisje të mirë jo vetëm me profesionalizëm, por dhe idealizëm.
E sotmja e hidhur po soset…pas ditëve të trishta të plakave e pleqve të demokracisë vjen pranvera e vërtetë që aspirojmë.
Nga ky llum imoraliteti politik që ka pushtuar e helmuar demokracinë duhet të ndahemi përgjithmonë.
Po e mbyll reagimin tim me një ndodhi të freskët që nuk don koment:
Kryeministri spanjoll, Predro Sanchez lajmëroi se do vetëpezullohet, pasi u njoftua se e shoqja po hetohej nga prokuroria.
Këta horra me bllok të zi, me kulla e inceneratorë, me pasuri e konto miliardëshe në of Shore mendojnë t’ja hedhin.
E pamundur në kufijtë e pamundesisë!
Lini një Përgjigje