TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Shkurt 2025, 14:42

Si ndihen deputetët që votuan Olsi Komiçin, Drejtorin e AKU që do na bëjë “vettingun” e ushqimeve që konsumojmë?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Si ndihen deputetët që votuan Olsi Komiçin, Drejtorin e AKU

A ndihesh mirë që sot kanë kaluar vettingun të gjithë ish-hetues, gjyqtarë, prokurorë dhe sigurimsa të komunizmit?

Replikë me z.Ulsi Manja në shkurt të viti 2020 për vettingun që u bë nga një tufë fundërrinash skllevër e ushtarë të ndyrë të mazhorancës me dakordësinë edhe të opozitës duke votuar në datën 17 qershor 2017 së bashku 31 emrat e vetinguesve.

Në atë kohë opozita ishte bërë synet nga gjuha sepse Basha dhe disa bythecë deputetë në komisionin e përzgjedhjes së mender vetinguesve, bënë pazar personal për 5-6 individë që gjoja ishin të “djathtë” por koha tregoi që ishin ish spiunë dhe fundërrina njëlloj si tufa tjetër e përzgjedhur nga PS.

Nuk e di se si ndihen sot ata deputetë dhe ish deputetë të PD në atë komision të qelbur kur shohin se ish-anëtari i KPK Olsi Kominçi që mori 56 vota të PD dhe opozitës dhe 44 vota të PS, pasi hoqi duke ngritur dorën e tij socialiste mbi 450 gjyqtarë e prokurorë dhe është paguar 7 vjet me një pagë 5 milion lekë në muaj nga taksat e shqiptarëve dje është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AKU që të na bëtë “vettingun” e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.

He mor Eduart Halimi a ndihesh mirë që sot kanë kaluar vettingun të gjithë ish-hetues, gjyqtarë, prokurorë dhe sigurimsa të komunizmit?

Po ju të tjerët që as folët në atë kohë e as ju kam dëgjuar të flisni 7 vjet rresht për këto fëlliqësirat e vettingut por bashkuat votat në vitin 2022 dhe ju zgjatët 2 vjet mandatin si ndiheni kur në kupolën e drejtësisë së “re” janë të gjithë ata që kanë dënuar shqiptarët në diktaturë për prishje të moralit komunist?

Lini një Përgjigje