TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Maj 2023, 16:08

Si Berisha shiti detin te grekët dhe prilli fitues i Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Myslim Pasha

Si Berisha shiti detin te grekët dhe prilli fitues i Gjykatës

Një përvojë turpi kombëtar, që është e dridhshme ta përmendësh, po aq e veçantë, kur pas denoncimit të kësaj marrëveshjeje, institucionet shtetërore shqiptare, deri në kreun e piramidës, me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe gjithë shtetarët e tij, në radhë...

Detet janë të Dheut! Dheu zotëron Detrat!- Thënie të ligjit zakonor.

Në vitin 2009, përfundoi Marëveshja e Delimitimit të hapësirave detare në Ngushticën e Otrantos dhe Kanalin e Korfuzit, midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte firmosur Pakti, i cili  krijoi një atmosferë feste. Gëzuar! Pritja vijoi deri në mesnatë. Në fakt, kishte ndodhur një ‘Luftë’ në tryezën negociatore të përbashkët të Greqisë dhe Shqipërisë dhe në fund, ishin ‘fituar’ hapësirat detare për secilin vend.  Në luftën, përvojën, strategjinë, taktikën, diplomacinë, dijen dhe zotësinë e përdorur, në të Drejtën Detare Ndërkombëtare, kush vallë, kishte fituar dhe kush kishte humbur? Pakti ndaj Shqipërisë ishte në pabarazi, në tërë kuptimin e një humbjeje historike, të pangjarë në përvojën nderkombëtare. Dihet se hapësirat dhe kufijt, ndër shekuj, në përgjithësi janë fituar dhe vendosur me Luftë në histori të përgjakura. Po kësaj radhe çfarë kishte ndodhur? E pabesueshmja …kur një grup shtetëror negocion për delimitimin e hapësirave detare, të të dy shteteve dhe Shqipëria humb jo vetëm disa hapësira detare, por dinjitetin dhe Integritetin gjeohapsinor kombëtar.

Marrëveshja e delimitimit,  krijoi një alarm të papritur që në natën e parë të jetës së veprës, në zyrat e Ministrisë së Jashtme. Një gazetar që nuk njihte hartografinë dhe as koordinatat, kish në dorë një fotokopje të Marrëveshjes të cilën e kishte marrë në Ministrinë e Jashtme. Ai kërkonte një specialist që të lexonte dhe interpretonte hapësirat, vijën delimituese dhe sipërfaqet. Ishte një përkim rastësor që kjo marrëveshje ra në dorë të një hartografi i cili pikasi një dyshim të madh, për vijën ndarëse të hapësirës detare. Kjo ishte rastësia fatlume që Marrëveshja ndërroi udhë e nuk shkoi në humbellat e humbjes së hapësirave sovrane të Shqipërisë. Nuk kish asnjë mister tjetër.

Ky prill që po kalojmë na zgjon dhe na hap në kujtesën historike, atë hulli të shpresës së mirë, se autoriteti i epërm i Gjykatës Kushtetuese do ta shqyrtonte atë vepër të rëndë atikombëtare. Republika e Greqisë kish fituar në një “luftë’ për të cilën as i kish shkuar nëpërmend, kur Deti i përbashkët kish gllabëruar në mënyrë të butë nga Dheu Kontinental shqiptar, një sipërfaqe të Detit Territorial (që është i barasvlershën me Dheun Kontinental ) pothuajse  sa sipërfaqja e Bashkisë së Durrësit! Kjo nuk ish aftësi , e zotësi e palës Greke, por një zhvatje, vjedhje dhe gllabërim saj, si një vepër aq e dukshme anti së Drejtës Detare Ndërkombëtare, në shkelje të[h1]  kritereve dhe parimeve të  Ligjit të Detit (UNCLOS-82). Pala shqiptare aq inferiore, kishte rënë në një rrjetë naiviteti, aq të prapambetur dhe  nuk jam në gjendje se si ta vlerësoj në motivet e kësaj vepre.

Kufijt e Shqipërisë patën një ngasje instinctive historike në një ndjeshmëri të menjëhershme, ndërkaq marrëdhëniet dypalëshe, në vend të përmirësoheshin, përkundër u përkeqësuan ato. Në këto kushte GJKSH u bë garante në shqyrtimin e së drejtës dhe të vërtetës në ruajtje të Integritetit Gjeohapësinor të Atdheut, duke marrë në konsidertatë atë që kishte vluar anekënd Shqipërisë, përgjatë vitit 2009. Kishte ardhur momenti i veprimit në vërshim, për ndriçimin e situatave , me zellin real dhe patriotik të Pushtetit të Katërt (Mediumeve) dhe të gjeoargumentëve tekniko ligjorë, të oponencës së pavarur. Opinioni shqiptar, kish mbetur po aq i ndarë, herë në indiferencë e herë në fanatizëm të skajshëm për të gjetur se “kush ishte shitur dhe kush ishte blerë”. Kaq dramatike ishte situata!

 

Ajo që kishte ndodhur ishte e pashembullt, kur një bashkësi specialistësh  në fushën e Jurisprudencës të Ministrisë së Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe specialistë të gjeoinformacionit shqiptar, po ashtu të Ministrisë së Mbrojtjes në një grup negociator kishin negociuar dhe përgatitur Marrëveshjen e Delimitimit.  Rrallë ndodh  dhe, ky mund të jetë rasti i vetëm në botë, kur mund ta veçosh se si përfaqësues të një shteti, me një entuziazëm fatal  marrëzie, të lëshonin papërgjegjshmërisht  hapësirat  e tij , të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.  Një përvojë turpi kombëtar, që është e dridhshme ta përmendësh, po aq e veçantë, kur pas denoncimit të kësaj marrëveshjeje, institucionet shtetërore shqiptare, deri në kreun e piramidës, me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe gjithë shtetarët e tij, në radhë, u vunë në mbrojtje të asaj marrëveshje aq antikombëtare. Këta 14 vjet kanë qënë dëshmi se sa mbrapa dhe të pamaturuara qenë institucionet shqiptare, përgjegjëse për këtë vepër aq të rëndë.

Po një baraspeshë e matur u zgjua, në ngrehinën e vetëdijes kombëtare, kur  pushteti  më i epërm  ligjor  dhe autoritet për garantimin e Kushtetutës,  Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë   e  shqyrtoi në hollësi atë marrëveshje dypalëshe Antikushtetuese  me prirjen për t’iu afruar, sa më shumë të ishte e mundur, të Drejtës dhe të Vërtetës. E tëra kjo, nuk duhet harruar sepse është një përvojë aq e domosdoshme,  kur të dy shtetet po përgatiten që ta   çojnë Marrëveshjen  në GJND, në Hagë.

Relatori i Çështjes Prof. Xhezair Zaganjori, ishte projektori ndriçues i shqyrtimit, i cili solli kulturën, maturinë, arritjet, zotësinë dhe përkimet e përvojave ndaj parimeve, kritereve, normave dhe ligjeve të së Drejtës Detare Ndërkombëtare. Ai shpalosi precedentët botërorë në fushën e Ligjit të Detit, rastet e ngjashme, praktikat krahasimore të pakundërshtueshme, ku hap pas hapi u zbuluan argumentet që i çarmatosën Juristët, të po së njëjtës bashkësi. Kaq vjet u bënë dhe askush nuk ka cekur guximin juridik dhe ndjeshmërinë reale që Zaganjori, shpërfaqi.

Mendoni se  ç’shpërpjestim ndjehej në atmosferën e Gjykimit, kur nuk mund të përfytyrohej që të ndërmerrej ndonjë hap për rrëzim  të Marrëveshjes, teksa ishte i njohur qendrimi i Qeverisë Shqiptare dhe i Kryeministrit i cili ishte në ballë jo vetëm të kundërshtimit por edhe të politizimit të skajshëm. Por Gjykata kishte një orientim tjetër, jo vetëm të përgjegjësisë profesionale, por në radhë të parë, të mbrojtjes së Kushtetutës , Integritetit Territorial Gjeohapësinor të atdheut, e kjo inspironte gjithë rrjedhën e atij” ‘pushtimi’ që si një fantazmë ngjante se kërcënonte edhe në atë sallë gjykimi, si kurrë ndonjëherë tjetër.

Dukej sheshit, se pala shqiptare kish qënë si një mekanizëm shërbyes për realizimin e atij  qëllimi dhe  ‘pushtimi të butë ‘ të hapësirave detare shqiptare. Nuk ka mjaftuar kaq, por trupi mbështetës i juristëve të Kryeministrisë, i Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Parlamentit të pranishëm në këtë shqyrtesë të pazakontë, ngjanin aq të ndërsyer egërsisht, ndaj oponencës së pavarur dhe argumenteve shkencorë dhe ligjorë që ngriheshin. Një inspirim i asillojshëm i së keqes, mbetet të jetë aq i rrallë, dhe gjer më  sot nuk është thënë aspak në opinionin e gjerë për qendresën dhe objektivitetin tërësor të trupës së GJKSH në një mbresë që nuk mund të harrohet. Gjithë ajo pjesë e aparatit të shtetit, institucioneve në kujtesën historike do të mbahen mend për barrën e rëndë të turpit e të veprës antikombëtare.

Hap pas hapi po dilnin dritëhijet, teksa pala shqiptare as i përmendi fare, gjeografinë aq të ndryshme, të brigjeve detarë përkatës, nuk u evidentua, natyra ishullore e Korfuzit dhe tërësise së ishujve dhe platformave shkëmbore detare, kundruall dheut kontinental shqiptar të Karaburunit e deri ne gjirin e Ftelias. Pala shqiptare nuk kish cilësuar statusin juridik të hapësirave detare që delimitoheshin  dhe as që solli ndonjë statitistikë të Hapësirave Ekonomike Ekskluzive si dhe të Detit Territorial që zë 90% të sipërfaqes. Gjykata vuri re se pala e Republikës së Shqipërisë as nuk e kish përmenduar dhe as përdorur në procesin e delimitimit, parimin dhe kriterin e Ekite-së = Equitable  solution( që të   çon në një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme, për palët në konflikt, duke gjetur një balancë sa më të mirë të interesave të secilës palë). Si mund të shmangeshin dhe neglizhoheshin ndërtimi i vijave bazore e të dy shteteve, nga ku do të fillonte matja e duhur në delimitim!? Dukej dhe pëcaktohej qartë e nuk mund të mohohet se shkëmbi Barketa si një shënjë e perëndishme ndodhet në qëndër të kanalit të Korfuzit, kundruall Ksamilit, u përzgjodh si një pikë nga duhet të matej vija e mesme! Kish ngelur në harresë, gjiri i Sarandës, si hapësirë historike e shtetit shqiptar, duke lejuar që të kryhej matja deri në hyrje të qytetit!

Një dëshmi dhe mbresë krenarie dhe përkimi të aftësisë profesionale do të mbetet vepra e kësaj GJykate e cila në kohën kur iu kërkua, me dinjitetin dhe vlerat morale të vetëdijës kombëtare shqyrtoi, vlerësoi,  analizoi dhe sëfundi hodhi poshtë këtë marrëveshje: “9 me 0” në një vendim historik të jashtëzakonshëm, në mbrojtje të Integritetit gjeohapësinor tokësor dhe detar të Republikës së Shqipërisë.

Ishte një vendim historik në prillin e pathyer të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Atë botë, shqiptarët e vunë re, se si shteti fqinj, me institucionet e tij në krahë të Institucioneve shqiptare, mbrojti atë Marrëveshje antishqiptare. Vet znj Dora Bakojanis, cilësoi me ngjyrime skajore, se ajo ‘marrëveshje’ ishte “state of art”( si një projekt i kryearrirë) dhe që kish realizuar objektivat strategjike të Greqisë.

berisha de

Lini një Përgjigje