
Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndërtojnë jetën në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo t'i zëvendësojmë ata me afrikanë. Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kësaj krize permanente. Qeveria e Edi Ramës nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqipëri.
Një lajm i befasishëm pushtoi dje hapësirën shqiptare. Ai i sjelljes së refugjatëve afrikanë nga Italia në Shqipëri. Ky "nder" do ti bëhej Lezhës, më konkretisht Shëngjinit, zonës turistike kryesore të Veriut dhe Gjadrit. Lezha prej kohesh pret zgjerimin e rrugës nga Miloti në Balldre, nga Lezha në Shëngjin të cilat janë të pakalueshme duke e shndërruar stinën e verës në mundim të madh. Ky "nder" iu bë Lezhës edhe me refugjatët afganë ndonëse këtu ka një ndryshim i madh. Ata iknin nga lufta dhe persekucioni e pranohej nga të gjithë që kishim të bënim me pjesën më elitare të atij vendi fatkeq, pikërisht me ata që bashkëpunuan me trupat perëndimore. Ne vërtetë i jemi Italisë shumë mirënjohës për gjithçka ka bërë për Shqipërinë. Secili prej nesh në këto 33 vjet ka përfituar diçka prej saj në ekonomi, në shkollim, në shëndetësi, në eksperiencë , në mbështetje e shumëçka tjetër. Por ne nuk jemi ende gati për të ndërmarrë hapa të tillë "mikpritjeje" ndonëse në Kanun e kemi "shtëpia e shqiptarit e Zotit dhe e mikut". Italia mezi po i menaxhon mes shumë polemikash atje dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu. Afrikanët duan të emigrojnë në Itali dhe në Europë ku ka një debat të madh brenda shoqërisë dhe politikës për tejngopjen që ato po përjetojnë. Në Lampedusa dhe në zonat e tjera të Jugut të Italisë ka rënie drastike të turizmit nga prania e refugjateve dhe shtimi i kriminalitetit. Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kësaj krize permanente. Qeveria e Edi Ramës nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqipëri. Shërbimet sekrete të Europës janë në gatishmëri për prurjet terroriste që zbarkimet e verës po sjellin në brigjet e kontinentit. Që më parë me ISIS e tani me HAMAS. Nëse sillen e mbahen në geto, ky shndërrohet në problem të madh human e imazhi. Nëse sillen e lihen të lirë është një problem i madh menaxhimi e mundësie kriminaliteti ndërkohë që organet tona ligjzbatuese lënë shumë për të dëshiruar. Në të dyja rastet ëndrra për turizëm e një vendi si Shëngjini vritet. Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndërtojnë jetën në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo ti zëvendësojmë ata me afrikanë. Nëse Kryeministri do t’i sjellë me patjetër kundër vullnetit të shqiptarëve mos "të respektojë" gjithmonë Lezhën por edhe zonën e tij elektorale. Edhe për shumë vite Shqipëria ka nevojë të kthejë shqiptarët në trojet e veta pastaj të bëjë "sadaka" me vendet e pasura e mike si Italia.
Lini një Përgjigje