Berisha është nongrata në Amerikë. Kjo do të mjaftonte që më mirë për të do të ishte që ai të jepte dorëheqjen nga politika, sesa të sillet po me naivitet mbrojtës brenda arrestit të shtëpisë që i është imponuar ligjërisht nga akuza, e cila atij i është ngritur nga SPAK për korrupsion pasiv.
Kocka nuk ka dhimbje, ajo vuan nga reumatizmi, krisja ose thyerja e saj...The bone has no pain, it suffers from rheumatism, cracks or breaks.
Kështu është edhe fati i një qeverie në një shtet, ajo nuk ndien dhimbje në humbjet e saj, por vuan nga ankthi i kryeministrit, nga kriza e qeverisë dhe nga rrëzimi i kryeministrit, sepse në këtë çast rrëzohet e gjithë qeveria.
Po qeveria aktuale Rama në cilën nga këto aspekte vuajtjesh po ndodhet?
Qeveria Rama nuk i ndjen këto aspekte, sepse nuk ka opozitë.
Opozita, rreth 2/3 e Partisë Demokratike, në këto çaste po e vuan me detyrim falimentimin e Sali Berishës.
Berisha është nongrata në Amerikë. Kjo do të mjaftonte që më mirë për të do të ishte që ai të jepte dorëheqjen nga politika, sesa të sillet po me naivitet mbrojtës brenda arrestit të shtëpisë që i është imponuar ligjërisht nga akuza, e cila atij i është ngritur nga SPAK për korrupsion pasiv.
Dhe, Saliu tani po flet përçart, sepse mendon që mund të gënjejë edhe ligjin ashtu siç ka gënjyer gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Por akuza i ka ardhur nga Uashingtoni, dhe ky u thotë shqiptarëve që dekretin nongrata në Amerikë atij ia ka bërë Soros dhe Rama. Kerkon që të çorientojë mbështetësit e tij të afërt, por s'ka shumë nevojë për këtë, sepse ata janë antiamerikanë.
T'i thuash këtij argumenti naivitet është pak. E çfarë rëndësie ka se kush e ka bindur Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'i vendosur dekretin nongrata Saliut! Ai është dekret i Ministrisë së Jashtme të Amerikës dhe kjo është një çështje ligjore tani. Ato që thotë Saliu duhet t'i kishte denoncuar në një gjykatë federale në Amerikë.
Asgjë nuk bëri. Pse? Mendimi më i afërt është që ka pasur drojë nga nxjerrja para gjykatës botërisht të fakteve që ka kundër tij FBI.
Dhe këtu mbaron analiza e kësaj çështjeje.
Saliu është në faliment politik në Shqipëri.
Lodhja e tij me argumentet infantile që paraqit është një kotësi historike që mund ta rëndojë edhe më shumë në dënimin që pritet të marrë nga akuza e ngritur kundër tij në SPAK. Sot është e deklaruar nga politika e lartë amerikanë që SPAK drejtohet nga ekspertiza amerikane, e cila është prezent në SPAK.
Prandaj...
Si mund t'i shmangesh akuzës që të ka ngritur SPAK me një populizëm qesharak. Saliut nuk I mblidhen sot "në mbrojtje" antigjykatë as 100 persona.
Atëherë?...
Asgjë... këtu, në fakt, ka filluar çlirimi historik i Shqipërisë nga antishqiptarizmi. Dhe ky është një proces që do të vijojë me pastrimin juridik të të gjithë korrupsionit të lartë në Shqipëri.
Lini një Përgjigje