
Jemi 20 vjet më pas, e Sali Berisha ende i thotë rotacion të zëvendësojë, zëvendësuesin e pestë të tij.
Të vije në Shqipërinë e vitit 2005 shikoje shumë demokratë që pinin makiato te blloku.
Kishte edhe shumë entuziastë që pasi kishin qenë siç thoshte Fortlumturia e tij “Kriptoortodoksë” në mediat e vendit duke u hequr si të pavarur shpërthyen pas fotos së Fadil Berishës për Berishën.
Ku mania për të sjellë doktorin kishte çmendur të gjithë; sidomos televizionin Klan, ku përveç Sandrit, Fevziut, Shkullakut, Kel Demit e Bushatit, edhe Muç Nano raportonte nga Rrogozhina më 5 korrik 2005, se “këtu ka ndodhur rotacioni”.
Rotacioni? Kishte ikur Fatos Nano dhe kishte ardhur Sali Berisha. Dy njerëzit dhe grupet që e nisën lugën e kosit të 1991-shit.
Megjithatë shpresa te PD e Sali Berishës, apo siç mund të quhej atëherë opozita e rikthyer, së bashku me pjesë të asaj që quhet elektorati i qendrës, nuk ishte e vogël.
Shpresë që vinte nga kërcime pindarike, fotoshopime fadilberishjane, por edhe kopje e shumë çuna të bukur duke nisur nga një jurist i diplomuar në Holandë që i ngjan njërit po që në PD s’është, se ja përmendin shumë emrin.
Shkurt, kishte një frymë në 2005-n se kemi të bëjmë me një rotacion, e doktori thjesht do të bëjë një lloj patriarku që të mbledhë bijtë në sofër e më pas do të largohet avash avash. Jemi 20 vjet më pas, e Sali Berisha ende i thotë rotacion të zëvendësojë, zëvendësuesin e pestë të tij.
Presidentë: Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani, Ilir Meta, Bajram Begaj. Kryeministra. Adil Çarçani, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama.
A mund të quhet rotacion rikthimi i Doktorit? Natyrisht që jo, siç nuk u quajt i tillë rikthimi i Donald Trump që kishte qenë në pushtet vetëm 4 vjet. Kjo u quajt: “Rikthimi”-Hakmarrja, e huazuar nga Rambo 2. Nëse ndodh e treta natyrisht që ka emër tjetër.
Por e gjitha nuk është rotacion, e kjo duhet të jetë baza e debatit realisht sepse ne nuk po flasim për një ndryshe pushteti, por këmbim të tij.
Natyrisht që ka mendime dhe koncepte të ndryshme; ku njëra palë ka argumentet e saj, siç tjetra. Por nuk është rotacion.
Lini një Përgjigje