TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Janar 2025, 14:32

Në Shqipëri, kryetarët e feve duhet të jenë shqiptarë!

Shkruar nga Spartak Ngjela
Në Shqipëri, kryetarët e feve duhet të jenë
Spartak Ngjela

Deri tani mund të jenë bërë lëshime, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet ta dijë që një lëshim i tillë në funksion të gjuhës shqipe është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Nuk mund të flitet keq për të vdekurin. Por tani mendoj se, edhe në Shqipërinë e lirë, kryetarët e feve në Shqipëri duhet të jenë me origjinë të thellë shqiptare.

l.

Ky është një moralitet absolut për çdo komb.

Edhe fetë ekzistuese sot në Shqipëri, këtë duhet ta kenë ligjësi të brendshme.

Mos e shihni si një gjë të zakonshme këtë që po them, por gjithmonë ne shqiptarët duhet të kujtohemi që kryetarët e fesë duhet të jenë shqiptarët në histori, sepse kufitarët tanë, duhet ta dini, që janë pushtues të territoreve shqiptare që i kanë shpërngulur me dhunë shqiptarët nga trojet e tyre.

Shqiptarët, kanë qënë në dy shekuj rresht, populli me e masakruar i Evropës, pikërisht nga grekët dhe sllavët, dhe gjithmonë në funksion të pushtimit që ata i kanë bërë territoreve shqiptare.

Dy ishin zonat shqiptare më të martirizuara Kosova dhe Çamëria.

Kosova tani doli e lirë, por janë mijëra e mijëra shqiptarë që janë zhdukur nga terrorizmi antishqiptar i Serbisë.

Gjithsesi sot Kosova është shtet i pavarur shqiptar, dhe atje gjuha shqipe, letërsia shqipe dhe shkolla e universitetet në gjuhën shqipe, i kanë dhënë një forcë shumë të madhe shoqërisë shqiptarisë në përgjithësi.

Forcimi aktual i shqiptarisë është një vlerë e madhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe të gjithë fqinjët tanë duhet të kujtohen se, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi i egër i Serbisë, NATO ka bombarduar Beogradin.

II.

Në rrugën e vet të shqiptarisë së bashkuar ka hyrë edhe Çamëria. Dhe historia e Shqipërisë, tani ka mbetur këtu.

Prandaj, të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se shqiptarët më të martirizuar, të dëbuar nga trojet dhe nga pronat e tyre, kanë qenë shqiptarët e Çamërisë.

Mijëra shqiptarë të Çamërisë janë ekzekutuar nga politika greke. Dhe ne shqiptarët nuk e kemi harruar këtë, se historinë tonë ne e kemi të gjallë.

Por mos harroni se kjo e tanishmja është koha shqiptarë. Dhe kohet kanë ardhur në favor të drejtësisë që shqiptarët kishin dy shekuj që po e kërkonin.

Koha ka ardhur edhe për Çamërinë, kjo nuk diskutohet.

Po politika amerikane a do ta ndihmojë Shqipërinë edhe për çlirimin e Çamërisë, ashtu siç veproi edhe për Çlirimin e Kosovës?

Por vetëm një gjë është e sigurt, Çamëria shqiptare do të ketë lëvizje patriotike, dhe ato do të fillojnë.

Dhe pikërisht për këtë...

Ne shqiptarët duhet të kujtohemi, se sot, në Ballkanin Perëndimor, kjo është koha e shqiptarëve, dhe, të tre religjonet që janë sot në Shqipëri, krerët e tyre, duhet ta kenë shumë të qartë që gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë nuk mund të cenohen në asnjë rast, sepse cenimi i tyre përbën krim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Hoxhët ose priftërinjtë që të falen ose të luten me një gjuhë të huaj, nuk i lejon Kushta e Shqipërisë.

III.

Deri tani mund të jenë bërë lëshime, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet ta dijë që një lëshim i tillë në funksion të gjuhës shqipe është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Në nenin 14 të Kushtetutës së Shqipërisë shkruhet:

"Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja".

Dhe duhet të kujtohet gjithsecili se shkelja e rëndë e Kushtetutës quhet cenimi i sovranitetit të Shqipërisë.

Dhe gjuha shqipe është pjesë organike e nivelit më të lartë të Sovranitetit të Shqipërisë.

 

fete ne shqiperi

Lini një Përgjigje