TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Janar 2025, 19:18

Aleksi i vogël dhe sociopati Xhorxh Soros!

Shkruar nga Pilhál Tamás
Aleksi i vogël dhe sociopati Xhorxh Soros!
Aleks dhe Xhorxh Soros

Ata që kanë shumë para, shpesh humbasin kontaktin me realitetin dhe familja Soros nuk bën përjashtim. Sado intervista të japin apo artikuj që shkruajnë, ata gjithmonë do mbeten qesharakë...

Dihet mirë se kushdo që kritikon Xhorxh Sorosin, spekulatorin ndërkombëtar me origjinë hungareze, për trazirat e tij globale, etiketohet menjëherë si një reaksionar i fshehtë apo konspiracionis që beson te teoria se tokë është e sheshtë. Por tani që djali i manjatit ka dhënë një intervistë të thelluar për Financial Times, është bërë e qartë se teoricieni më i madh i konspiracionit nuk është askush tjetër veçse vetë Aleksandri, trashëgimtari i perandorisë plaçkitëse.

Duke parë përmes syzeve, me një buzëqeshje emblematike, Alex (ose, mes nesh: Sanyi) broçkulliti pa probleme të njëjtat gjëra – dikur të konsideruara si komplote – që çdo person i arsyeshëm dyshon ose di për familjen Soros.

Deri më tani, ata që pretendonin se plaku Soros kishte ndërtuar një rrjet të gjerë, si oktapod, me tentakula që arrinin kudo, duhet të ‘hanë veten me dhëmbë' nga turpi. E megjithatë, këtu është Sanyi, që na thotë hapur: “Babai im nuk donte të krijonte një agjenci punësimi, por më tepër një rrjet shoqatash”. Avantazhi i një strukture të tillë, natyrisht, është paqartësia dhe kompleksiteti i saj. Këto organizata 'civile' të ndërlidhura dhe vetëpërgëzuese reciproke, përbëjnë shtyllën kurrizore të aparatit të George Soros, ndërsa trupa e oficerëve të tij përbëhet nga politikanë, burokratë, prokurorë dhe gjyqtarë, të gjithë të blerë me shumicë.

Pastaj Sanyi mburret sesi klani Soros ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Kamala Harris, duke derdhur më shumë se 85 milionë dollarë në arkat e kandidatit të majtë për president. Por mos u shqetësoni - ai vijon duke thënë: “Me kënaqësi do të tërhiqja paratë nga politika, le ta bëjmë që nesër. Të bëjmë reformën e financimit të fushatës, le ta rregullojmë atë si në Evropë”.

Në momente të tilla, mund të kujtojmë kritikat nga besnikët që këmbëngulnin se George Soros është thjesht një filantropist i vjetër i sjellshëm, që mbështet organizatat e shoqërisë civile, pa asnjë interes për politikën partiake. Pra, Sanyi duhet të jetë thjesht duke deliruar, në mënyrë jokoherente...

"A do të kandidoj ndonjëherë për ndonjë post politik? Nuk përjashtoj asgjë, por vështirë se mendoj se do të kisha më shumë ndikim se tani, në pozicionin tim aktual. Më intereson politika e jashtme, por ka shumë gjëra që mund të arrij në roli im aktual”. Me fjalë të tjera: ai ka shumë më tepër pushtet se sa do të kishte si një senator i thjeshtë. Absurdi është se linja ka qenë gjithmonë se familja Soros nuk ka ndërmend të përzihet në punët e brendshme të vendeve të tjera. Por sipas Alexit, ata absolutisht e bëjnë këtë - edhe pa ndonjë mandat demokratik për ta bërë një gjë të tillë. Ata që kanë shumë para, shpesh humbasin kontaktin me realitetin dhe familja Soros nuk bën përjashtim. Sado intervista të japin apo artikuj që shkruajnë, ata gjithmonë do mbeten qesharakë.

Merrni intervistën famëkeqe të George Soros të vitit 1998 në CBS, ku ai tha rastësisht se si ai nuk ndjeu keqardhje që kishte ndihmuar për konfiskimin e pasurisë së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Pavarësisht nëse isha atje apo jo, unë isha thjesht një monitorues dhe prona do të ishte konfiskuar gjithsesi. Kështu që unë nuk luajta asnjë rol në konfiskim. Kjo është arsyeja pse nuk ndjej asnjë faj", shpjegoi ai. Ai përmblodhi filozofinë e tij si vijon: “Unë isha atje për të fituar para, dhe nuk mund të marr parasysh pasojat sociale të veprimeve të mia. Nuk ndjej faj sepse jam i angazhuar në një aktivitet amoral që nuk ka të bëjë fare me fajin”.

Pse ai do të ndihej fajtor? Sociopatët nuk njihen për brerje ndërgjegje. Në vitin 2015, duke shkruar për 'Project Syndicate', Soros zbuloi "planin e tij gjithëpërfshirës prej gjashtë pjesësh" për të rivendosur një milion emigrantë në Evropë, ku BE-ja shpenzon 15,000 euro në vit për çdo person. Që nga ajo kohë, shërbëtorët e tij besnikë të BE-së, me të cilët thuhet se është takuar të paktën 20 herë gjatë asaj periudhe, kanë siguruar zbatimin e tij. Sorosi planifikoi gjithçka dhe ne duhet të mbytemi në këtë përmbytje. Kush është sociopati, nëse nuk është ai?

"Perandoria Soros është një dragua me dy koka, me kokën e tij në Uashington tashmë të prerë. Tani na duhet vetëm të presim kokën e tij në Bruksel", tha kryeministri Orban ditët e fundit. Amin!/ Përshtatur nga “Magyar Nemzet

Lini një Përgjigje