TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Janar 2025, 13:15

Pse satelitët përbëjnë sfidën të më madhe civile dhe ushtarake të së ardhmes

Shkruar nga Federico Giuliani

Pse satelitët përbëjnë sfidën të më madhe

Në qarqet ushtarake amerikane, flitet nën zë për rrezikun e një “Perl Harbor” të ri, sepse mjedisi hapësinor është shumë i veçantë...

Hapësira, satelitët dhe sfidat e ardhshme gjeopolitike, janë bërë loja kryesore midis fuqive të mëdha globale. Ne biseduam për këtë me Frediano Finucci-n, autor i librit “Operacioni Satelit” dhe kreu i redaksisë së ekonomisë dhe redaksisë së huaj të programit të lajmeve La7, rrjeti ku ai drejton programin “Omnibus”.

Pse satelitët përbëjnë sfidën të më madhe
Frediano Finucci /

Në librin tuaj të fundit, ju flisni për satelitët. A mund t’u shpjegoni lexuesve pse janë të rëndësishëm dhe çfarë peshe kanë në sfidën gjeopolitike mes fuqive të mëdha?

Njerëzit e thjeshtë nuk e njohin teknologjinë që qëndron pas satelitëve, megjithëse e përdorin atë çdo ditë pa i kushtuar shumë vëmendje. Do t’ju jap disa shembuj: sa herë që kërkojmë një restorant në hartën e smartfonit tonë, apo hapim një aplikacion për të kuptuar nëse treni është vonë, mbështetemi në vendndodhjen gjeografike që buron nga teknologjia satelitore GPS.

Bota siç e njohim sot, nuk do të ekzistonte nëse s’do ta kishim këtë teknologji satelitore. Për të kuptuar më mirë se për çfarë po flas, ju rekomandoj të shihni një filmi që ka dalë disa vite më parë “The World Adrift”. Ai tregon në një mënyrë disi katastrofike, se çfarë do të ndodhte nëse satelitët do të ndalonin papritmas së funksionuari.

E çfarë do të ndodhte?

Një kaos i madh: avionë që rrëzohen, anije që lëvizin, makinat - sidomos ato elektrike - që nisen vetë…Por a e dini cila është gjëja më interesante? Që ky film është prodhuar nga Barack dhe Michelle Obama. Madje ish-presidenti mori pjesë personalisht në shkrimin e skenarit.

Mediat amerikane panë një lloj mesazhi alarmizues - pak a shumë të fshehur - të Obamës në lidhje me satelitët. Për shkak të pozicionit politik që mbante, ai ka informacione mbi këtë temë që ne të tjerët nuk mund t’i kemi.

Si po i përdorim sot satelitët?

Satelitët përdoren në sektorin civil për qëllime të ndryshme. Por edhe nga ushtria, sepse flotat dhe armët drejtohen sot nga satelitët. Për këtë arsye, amerikanët kanë GPS (atë që përdorim edhe ne), rusët Glonass-in dhe kinezët Beidou. Edhe ne evropianët po ndërtojmë një rrjet satelitësh me emrin Galileo, por për qëllime civile. Por aspekte të tjera duhen pasur parasysh...

Cilat?

Ne flasim shpesh mbi rreziqet e luftës bërthamore, por parandalimi bazohet në konceptin që nëse lëshon një raketë ndaj meje, unë do të të shkatërroj. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, kanë një mori satelitësh super sekretë (rrjeti amerikan quhet SBIRS), të cilët monitorojnë vazhdimisht bazat bërthamore rivale.

Ato janë në gjendje të kuptojnë se nga u lëshua një raketë, llojin e saj dhe ndikimin që ka. Pra satelitët janë një armë për qëllimet e parandalimit bërthamor. Aspekti kryesor është efekti i befasisë, pra shfrytëzimi i satelitëve për të ditur se nga mund të lëshohen raketat, nga një silo nëntokësore, apo nga një nëndetëse në mes të detit.

Por satelitët mundësojnë komunikimet midis një qeverie dhe një aparati ushtarak në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike. Nuk është rastësi që sulmet ushtarake, paraprihen shpesh nga sulme kibernetike që tentojnë të neutralizojnë komunikimet. Mënyra e vetme për ta kapërcyer këtë sfidë, është të kemi sistemin tonë të pavarur të komunikimit satelitor.

Në libër, ku përshkruani avarinë e papritur të rrjeti rus të satelitëve spiunë rusë Glonass. Një episod i çuditshëm ka ndodhur në vitin 2014, pak ditë pas referendumit në Krime. A ishte ky episodi i parë i luftës hapësinore?

Unë u kufizova në bashkimin e ngjarjeve të ndryshme që ndodhën në atë periudhë dhe në një fazë të mëvonshme, për të hedhur dritë mbi disa episode të panjohura apo të zhvendosura në mjedise ushtarake. Më 1 prill 2014, konstelacioni satelitor Glonass, pra GPS-i rus, u fik për 13 orë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Pra për 13 orë forcat e armatosura ruse ishin në errësirë. Por nuk mbaroi me kaq, sepse pas disa ditësh u fikën edhe satelitët e tjerë. Vetëm pas më shumë se 20 ditësh, rusët organizuan një konferencë për shtyp për të folur zyrtarisht mbi një “gabim matematikor”, që sipas tyre e kishte shkaktuar defektin.

Tani le të mendojmë që GPS-ja jonë të mos funksionojë për 13 orë: komunikimi, transporti, financat do të kishin probleme të mëdha. Për të kuptuar më mirë se çfarë mund të kishte ndodhur në Ukrainë, nisa të investigoj se si u fikën satelitët rusë. U mbështeta tek disa analiza të kryera nga një analist amerikan, të cilat ua dërgova për koment ekspertëve të ndryshëm në Izrael, SHBA dhe Itali.

Nuk mund t’i citoj burimet, por të dhënat që mora tregojnë se me shumë gjasa Glonass është fikur pas ndërhyrjes njerëzore si pasojë e aneksimit rus të Krimesë. Në një intervistë dhënë së fundmi për CNN, Barack Obama iu përgjigj kështu pyetjes se përse nuk reaguan Shtetet e Bashkuara ndaj aneksimit të Krimesë:”SHBA-ja veproi me mjetet që kishte në dispozicion në atë kohë!”. Kjo intervistë u transmetua menjëherë pas publikimit të filmit të prodhuar nga vetë Obama mbi satelitët. Pra ajo që ndodhi në 2014 me Glonass ishte rezultat i luftës elektronike, një paralajmërim për atë që mund të ndodhte në të ardhmen.

Ku janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian në garën hapësinore për të cilën po flasin të gjithë?

Në rreshtin e parë janë amerikanët dhe kinezët, të ndjekur nga rusët dhe evropianët.

Pse ne evropianët jemi të fundit?

Sepse nuk jemi të pavarur, por mbetemi në mëshirën e Elon Musk dhe transportuesve të tjerë amerikanë të hapësirës. Autonomia hapësinore është shumë e rëndësishme, sepse kushdo që lëshon një satelit, dëshiron të dijë se për çfarë shërben ai satelit dhe çfarë ka brenda.

A ekziston rreziku që të shpërthejë një luftë në hapësirë?

Rreziku është aty. Në shkurt të vitit të kaluar, një komitet dypartiak i Kongresit Amerikan u njoh me informacionin, sipas të cilit rusët kishin zhvilluar armë anti-satelitore, pra satelitë të aftë për të shkatërruar satelitë të tjerë. Në qarqet ushtarake amerikane, flitet nën zë për rrezikun e një “Perl Harbor” të ri, sepse mjedisi hapësinor është shumë i veçantë. 

Zakonisht, një vend e kupton se ka humbur një satelit vetëm në atë moment. Pra nuk është e lehtë të kuptohet nëse do të përjetojmë një sulm satelitor. Tani parandalimi do të lëvizë gjithnjë e më lart, derisa të përfshijë satelitët. Pas tokës, detit, qiellit dhe kibernetikës, hapësira është shndërruar në një fushëbetejë të re./Përshtati Pamfleti nga “Il Giornale”

satelitë sfidë civile ushtarake

Lini një Përgjigje